Thirrje Publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Iniciues për Konstituimin e Kuvendit të të Rinjve të Qytetit të Shkupit 2.3.2022

Qyteti i Shkupit shpalli Thirrje publike në gazetat “Sloboden Peçat” dhe “Koha”, si dhe në Portalin Zyrtar të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk, për zgjedhjen e anëtarëve për formimin e Këshillit iniciues, i cili do të pjesë e iniciativës për krijimin e Këshillit Lokal Rinor të Qytetit të Shkupit. Këshilli Iniciues do të përbëhet nga 3 anëtarë.

 

Të rinjtë që duan të përfshihen në Këshilli Iniciues duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Të jenë banorë të qytetit të Shkupit;
  • Të jenë në moshën nga 15 deri në 29 vjeç;
  • Të jenë kreativë dhe të aftë për punë individuale dhe ekipore.

 

Kritere për organizatat që duan të kandidojnë përfaqësuesin e tyre:

  • Të jenë shoqata rinore;
  • Organizata për të rinj;
  • Forume rinore të partive politike;
  • Nxënës të shkollave të mesme ose bashkësi studentore;
  • Shoqata sportive;
  • Shoqata kulturore-artistike;
  • Forma të tjera të shoqatave rinore, shoqata formale ose shoqata joformale të të rinjve;
  • Të jenë të regjistruar dhe/ose të veprojnë në territorin e qytetit të Shkupit;

Të jenë të interesuar për zhvillimin e shoqatave rinore në nivel lokal.

 

Këshilli Iniciues ka detyrat e mëposhtme:

  • Të shpallë Thirrjen Publike për konstituimin e Kuvendit Lokal të të Rinjve të Qytetit të Shkupit nën përputhje me Statutin e Qytetit të Shkupit;
  • Bashkëpunon me Qytetin e Shkupit në organizimin, krijimin dhe konstituimin e Kuvendit Lokal të të Rinjve të Qytetit të Shkupit;

Këshilli Iniciues formohet për shkak të konstituimit të Kuvendit Lokal të të Rinjve, dhe shpërndahet pas mbajtjes së seancës së parë konstituive të Kuvendit Lokal të të Rinjve.

 

Aplikuesit të cilët aplikojnë si individë duhet të depozitojnë dokumentet e mëposhtme:

 

  • Letër motivuese;
  • Biografi e shkurtër – CV;
  • Vërtetim se janë nxënës/studentë ose vërtetim për arsimin e përfunduar;
  • Vërtetime, certifikata, diploma për kurse të kryera, trajnime, seminare dhe gara;

Propozime me shkrim, rekomandime, deklarata të propozuesve (nëse i ka).

 

Subjektet juridike të cilat aplikojnë me kandidatët e tyre, duhet të depozitojnë dokumentet  e mëposhtme:

  • Portofoli i subjektit;
  • Programi Vjetor për punën e subjektit;
  • Raport për aktivitete me të rinj i subjektit për vitin e kaluar;
  • Gjendja aktuale për regjistrimin e veprimtarisë së subjektit, jo më e vjetër se gjashtë muaj, e lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Letër me kandidimin për anëtar të Këshillit Iniciues, dhe informacione për kontakt;

Letër e shkurtër motivuese dhe biografi e shkurtër – CV e kandidatit për anëtar, banor i Shkupit në moshën nga 15 deri në 29 vjeç.

 

Thirrja Publike zgjat deri në 10 ditë kalendarike, nga dita e shpalljes në mjetet për informim publik dhe në ueb faqen e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk

 

Thirrja publike është shpallur sot më 02.03.2022 dhe do të zgjasë deri më 11.03.2022.

 

Aplikuesit të cilët plotësojnë kushtet e Thirrjes Publike, dokumentacionin e nevojshëm duhet ta depozitojnë pranë Qytetit të Shkupit, nëpërmjet postës në adresën: Bul. „Ilinden“ nr. 82, 1000 Shkup, ose në Arkivin e Qytetit të Shkupit (baraka 16), më së voni deri më 11.03.2022 deri në orën 15:00, me shënimin: për “Thirrje Publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Iniciues për Konstituimin e Kuvendit të të Rinjve të Qytetit të Shkupit”.

 

Aplikimet depozitohen në zarf të mbyllur dhe të vulosur, pa shënime për personin apo subjektin i cili depoziton dokumentacionin.

 

Aplikimet të cilat përmbajnë të dhëna të paplota dhe dokumentacion jo të plotë, si dhe ato që nuk do të depozitohen në afatin e caktuar, nuk do të merren në shqyrtim.

 

Informacione shtesë mund të merren në telefonin: 3297-238 dhe 3297-320.