TROTUAR DHE RRESHTDRURËSH I RI NË RUZVELTOVA 2.6.2021

Është rinovuar rreshti  i drurëve në rrugën Ruzveltova në pjesën nga bulevardi Ilinden deri tek rruga Orce Nikolov, nga krahu i komunës Qendër.

Të gjithë drurët e prerë dhe të rënë janë zëvendësuar me fidane të reja, të shëndetshme dhe me cilësi të lartë të llojit panje e kuqe.

- Në rrugën Ruzveltova, njëra nga rrugët antologjike të qytetit, ekipet e NP ′′Parqet dhe gjelbërimi′′ në periudhën e kaluar realizuan rinovimin e plotë të rreshtdrurit dhe gjelbërimit. Para dy viteve filluam zëvendësimin e drurëve në fillimin e rrugës  Ruzveltova , në ato gështenja të egra të prera, tani është rinovuar plotësisht rreshtdruri me panje të kuqe që janë bimë autentike për luginën e Shkupit. Dalëngadalë po lëvizim nga Ringu i Vogël drejt periferisë me këtë mënyrë të rregullimit të hapësirës publike. E shikoni që këtu në Ruzveltova  për herë të parë kemi trafik të veçuar të çiklizmit dhe këmbësorëve për të siguruar qasje alternative në Kopshtin Zoologjik që është një nga institucionet më të vizituara në qytetin tonë. E dini sa shkatërrim të gjelbërimit ka pasur në 15 vitet e kaluara, para ardhjes së administratës së kësaj qyteti, sidomos në pjesën qendrore të qytetit.

Ndërsa tani, me rinovimin e gjelbërimit, ne ofrojmë cilësi të re të hapësirës publike në qytetin tonë. Po përpiqemi kudo që është e mundur të zëvendësojmë  drurët e prerë dhe të rinovojmë rreshtdrurët sikurse në këtë rast, ndërkaq hapësira që ishte parking joformal në trotuare ta bëjmë hapësirë në të cilën lëvizja do të jetë më humane - tha kryetari Petre Shilegov në konferencën e sotme për media - konferencë.

Ai shtoi se aksioni pranveror për gjelbërimin e Shkupit është në realizim të vrullshëm.

- Mendoj se atë çfarë kemi bërë këto tre vitet e kaluara në drejtim të gjelbërimit sa shumë e ndryshon pamjen  e qytetit tonë - theksoi Shilegov.

Në konferencën e sotme për media mori pjesë edhe kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç dhe drejtori i NP ′′Parqet dhe gjelbërimi ", Ardian Muça.