
Përsëritet Thirrja publike për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit 2.6.2022
Qyteti i Shkupit shpalli sërish Thirrjen Publike për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit për veprim sipas kërkesave për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit.
Lëndë e Thirrjes publike është zgjedhja e anëtarëve të jashtëm dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit për veprim sipas kërkesave për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit, si më poshtë:
- 1 (një) anëtar dhe 1 (një) zëvendës anëtar nga radhët e mjekëve të licencuar traumatologë
- 2 (dy) anëtarë dhe 2 (dy) zëvendës anëtarë nga radhët e mjekëve të licencuar nga fusha e traumatologjisë.
Afati për aplikim është deri më 11.06.2022.
Anëtarëve nga radhët e traumatologëve të licencuar dhe nga radhët e mjekëve të licencuar nga fusha e psikiatrisë, u takon kompensim në vlerën 25.000,00 denarë, në vlerë neto.
Më shumë informacione në lidhje me Thirrjen publike mund të gjeni në link-un - https://skopje.gov.mk/media/8734/thirrje-publike.pdf
Personat e interesuar për të aplikuar mund të parashtrojnë pyetje për sqarimin e Thirrjes publike pranë Sektorit për Çështje Juridike. Telefoni kontaktues: (02) 3297-348 dhe (02) 3297-259 dhe adresa e e-mail: Julijana.Bilkova@skopje.gov.mk
Thirrja publike është shpallur në bazë të Vendimit për përcaktimin e kompensimit të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë (“Lajmëtari Zyrtar i Qytetit të Shkupit” nr. 5/22), si dhe nenit 4 paragrafi 4 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e përcaktimit dhe pagesës së kompensimit të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë, numër 08-5213/1 nga 04.05.2022.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK