PËR NJË JAVË – JANË LARGUAR 143 AUTOMJETE PËR PARKIM TË PARREGULLT NË HAPËSIRAT PUBLIKE 2.7.2020

Gjatë javës së kaluar (25.06 - 01.07.2020) me automjetet speciale merimanga janë larguar gjithsej 143 automjete nga hapësirat publike. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuar në mënyrë të parregullt, 33 janë larguar nga parkingjet e zonës, dhe 110 automjete tjera janë larger me urdhëresë nga policia e trafikut për shkak të shkeljeve të bëra si: parkim në rrugë, parkim në shteg të biçikletave, parkim në vendkalim për këmbësorë, parkim në trotuar, parkim në hapësirat e gjelbërta, në kundërshtim me shenjat e trafikut. si dhe pas thirrjes nga pala e tretë.

Kontrollet e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 166 automjete, për shkak të parkimit të parregulluar,për mos pagesë të shërbimit për parkim. Nga këto, 33 automjete u larguan me shërbimin merimanga”, për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim në parking.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike "Parkingu i qytetit" apelojnë tek qytetarët që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat tjera publike, dhe automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në parkingjet e përcaktuara. Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që në kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit të parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos u vendosen bllokatorë në gomat e automjetit. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS  porosisë.