NESËR HAPET SHTEGU I RI I ÇIKLIZMIT MALOR NË VODNO 2.10.2020

Nga dita e nesërme, adhuruesit e çiklizmit malor do të mund të ngasin në shtegun e ri  pionierë në rrugën përpjetë në Vodno, e cila është pjesë e projektit "Parku i biçikletave Vodno".

Hapja zyrtare e shtegut do të jetë në orën 12 në Vodnon e mesme, dhe paraprakisht të gjithë çiklistët janë ftuar të marrin pjesë në garën e organizuar nga "I pari në majë". Gara  do të fillojë në ora 10 nga stacioni policor Vodno dhe secili garues do të fillojë në 20 sekonda, ndërsa pjesëmarrja është falas.

Me ndërtimin e shtegut për biçikleta në Vodno, hapet një kapitull i ri në ofertën turistike të Shkupit, por edhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke u nisur nga fakti që turizmi i çiklizmit realizohet përmes programit për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, Qyteti i Shkupit ndërtoi këtë shteg të certifikuar të çiklizmit që i plotëson kushtet për organizimin e garave ndërkombëtare në shpatet veriore të Vodnos.

Shtegu i ri i çiklizmit malor ka një gjerësi të ndryshueshme (më së shumti deri në 3 metra), me gjatësi totale prej 3.432 metra dhe shtrihet nga stacioni i policisë deri në Vodno të mesme. Në mënyrë që të rritet siguria e të gjithë vizitorëve në Vodno, shtegu është veçanërisht i destinuar për çiklistët, dhe plotësisht i ndarë nga shtigjet në Vodno që janë të destinuara për këmbësorët dhe alpinistët.

Projekti për rregullimin e këtij shtegu të çiklizmit malor në Vodno u realizua në bashkëpunim dhe bashkëfinancohet nga Këshilli për bashkëpunim rajonal (Regional Cooperation Council).