PËRFUNDOI RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS NIKOLLA PARAPUNOV NË KARPOSH 2.10.2020

Me shenjëzimin gjatë natës në rrugën Nikolla Parapunov në Karposh 4, ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës nga kryqëzimi me bulevardin Ilinden deri te kryqëzimi me bulevardin Aradhat Partizane.

Gjatë punimeve ndërtimore, rruga është rikonstruktuar  përgjatë tërë gjatësisë prej rreth 580 metrash, si dhe është bërë nivelimin e pusetave dhe ulluqeve ekzistuese.

Nga sot, ekipet e Qytetit do të fillojnë ndërtimin e lidhësit të tretë (konektorit) midis rutave  kryesore të çiklizmit në bulevardin Ilinden dhe bulevardin Aradhat Partizane.

Rikonstruksioni i rrugëve të qytetit është bërë një nga prioritetet e Qytetit të Shkupit dhe po përfundojnë në kohë rekorde.