BARAKA E “GJENDJES CIVILE” DO TË BËHET QENDËR RINORE 2.11.2020

Sot, para godinës së ish Drejtorisë për evidencën e gjendjes civile, konferencë për shtyp mbajtën kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç dhe përfaqësuesi i Lidhjes së skautëve të RMV.

- Ky projekt i Komunës Qendër është ajo që ne fakt e kemi biseduar me të rinjtë në fushatat tona para tre viteve, dhe e cila është pjesë e potencialeve që komunat kanë në territoret e tyre që do të vihen në shërbim të organizatave rinore, në mënyrë që ta përmirësojmë shoqërimin e të rinjve dhe të bëjmë një vend ku organizatat rinore formale dhe joformale do të kenë selinë e tyre dhe do të mund të zhvillojnë papengesa aktivitetet e tyre. Objekti ku ndodhemi sot, objekti i drejtorisë për evidencën e gjendjes civile  për në një kohë të shkurtër do të ketë një pamje dhe strukturë krejtësisht të re. Pres që organizatat rinore nga Komuna Qendër ta njohin këtë kënd si të vetin. I inkurajoj kryetarët e komunave të tjera në territorin e Shkupit të ndjekin këtë shembull dhe në kuadër të mundësive të tyre të sigurojnë  nga një kapacitet të këtillë për të përmirësuar organizimin e rinisë - tha kryetari Shilegov.

Qyteti i Shkupit tradicionalisht i mbështet të rinjtë në Shkup jo vetëm përmes Qendrës Kulturore Rinore dhe institucioneve të tjera kulturore në kompetencë të Qytetit, por edhe përmes bursave të shumta për nxënësit e  talentuar, sportistët e rinj dhe artistët që investojnë shumë dhe paraqesin  krenari të vërtetë.