PAS DY PARALAJMËRIMEVE, QYTETI I SHKUPIT PËRMES PAGESËS SË DETYRUAR DO T'I PAGUAJË TATIMET PËR VITIN 2019 2.11.2020

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se në pajtim me dispozitat e Ligjit për tatimet në pronë për pagesë të detyruar (Gazeta Zyrtare Nr. 61/2004 .... 23/2016), ka filluar procedurën për mbledhjen e detyruar të obligimeve të papaguara në bazë të tatimit vjetor mbi pronën dhe taksën komunale për firmarinë për vitin 2019, përmes dërgimit të  paralajmërimeve, pas çka vijoi përgatitja e vendimeve për pagesën e detyruar dhe dërgimin e tyre te të gjithë personat juridikë dhe fizikë që kryejnë veprimtari në territorin e qytetit të Shkupit.

Nëse obliguesit tatimor nuk veprojnë sipas vendimeve të këtilla, Qyteti i Shkupit do të fillojë të dorëzojë vendime për bllokimin e llogarive të tyre bankare.

Të gjithë tatimpaguesit që kanë borxhe të mbetura dhe të papaguara mbi bazat e përmendura mësipër, duhet të shlyejnë detyrimet e tyre.

Ju informojmë se çdo person fizik ose juridik ka qasje në kartelën e tij financiare, si dhe në vendimet e përgatitura për të cilat ai është i obliguar dhe mund t'i shtypë ato në linkun: https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/login.xhtml .