Të gjitha institucionet publike nën kompetencat e Qytetit të Shkupit janë të obliguara që në një afat prej 60 ditësh të vendosin rampa hyrëse për personat me aftësi të kufizuara 2.12.2021

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dha urdhëresë me shkrim për të gjitha institucionet publike nën kompetencat e Qytetit të Shkupit të bëjnë vlerësimin dhe të vendosin rampa hyrëse për personat me aftësi të kufizuara.

Afati për zbatimin e këtij aktiviteti është 60 ditë, ndërsa vendosja e rampave hyrëse është pjesë e Programit të Qytetit të Shkupit për të mundësuar akses më të madh për personat me aftësi të kufizuara në institucionet e qytetit.

Qyteti i Shkupit fillon një program gjithëpërfshirës për realizimin e një prej prioriteteve kryesore për realizimin e të drejtave nga mbrojtja sociale të personave me aftësi të kufizuara, pikërisht përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme dhe krijimin e kushteve për jetë të pavarur.