Reagim ndaj LSDM-së për sulmet dhe konstruksionet të cilat i plasojnë në opinion 3.1.2022

Koncepti i festimit të Vitit të Ri me performuesit maqedonas është treguar si i suksesshëm. Ky koncept do të jetë pjesë e festimeve të ardhshme të Vitit të Ri, me program tërëditor dhe me dukshëm më pak mjete që deri tani janë përdorur nga buxheti i qytetit për këtë qëllim

Si krahasim do të përmendim se vetëm për vitin 2020 janë planifikuar rreth 140 mijë euro për performancë për dy grupe, një nga Kosova dhe një nga vendi. Në vitin 2019 me Dino Merlinin janë harxhuar mbi 154 mijë euro mjete të buxhetit të qytetit nën rrethana të dyshimta, për të cilat tashmë Komisioni për parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për keqpërdorime.

Këtë vit, pikërisht për shkak të buxhetit të shpenzuar nga udhëheqësia e mëparshme dhe planifikimit të keq, Qyteti i Shkupit ishte para një sfide të madhe nëse do të mund të organizojë kremtimin e natës së Vitit të Ri. Festimi u bë i mundur nga angazhimi i disa kompanive me përgjegjësi shoqërore të cilët u ofruan ta organizojnë manifestimin. Mjetet për pritjen u paguhen drejtpërdrejt performuesve dhe Qyteti i Shkupit nuk ka kurrfarë implikime financiare nga festimi i Vitit të Ri në sheshin e qytetit.

Kontraktorët, zërimi dhe ndriçimi nuk janë angazhuar nga Qyteti i Shkupit.

U bëjmë thirrje këshilltarëve të LSDM-së nga Qyteti i Shkupit të ndalen me sulmet e vazhdueshme të përditshme dhe përplasjet politike, dhe në vend se të merren me konstruksione dhe spekulime, për ngjarje që nuk kanë kurrfarë implikime financiare në punën e qytetit, ta drejtojnë energjinë e tyre drejt ideve konstruktive për projekte që do përmirësojnë jetesën e shkupjanëve.