Njoftim publik 3.4.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, vizitoi punëtorinë artistike në qendrën ditore të Shoqatës për mbështetjen dhe trajtimin e personave me spektër të autizmit dhe zhvillim atipik “Në botën time” .
Qyteti i Shkupit ofron mbështetje për terapinë shqisore dhe trajtimin e fëmijëve me autizëm, të cilën në mënyrë aktive e zbaton shoqata “Në botën time”. Nëpërmjet realizimit të këtyre aktiviteteve mundësohet trajtim cilësor për integrimin ndijor të fëmijëve me autizëm, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke krijuar kushte për pavarësinë e tyre.
Qyteti i Shkupit vazhdimisht punon dhe mbështet projekte të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me spektër të autizmit dhe familjeve të tyre. Prandaj, në seancën e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, kryetarja e Qytetit të Shkupit do të propozojë financimin e projektimit dhe ndërtimit të qendrës së parë për përkujdesje, edukim dhe mbështetje gjithë ditore për fëmijët me spektër të autizmit dhe zhvillim atipik dhe familjet e tyre.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK