
FILLOI RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “MOSKOVSKA” 3.7.2019
Ekipet e Qytetit të Shkupit sot e filluan rikonstruksionin e rrugës “Moskovska” në Komunën e Karposhit. Sot, kryetari Petre Shilegov i mbikëqyri punimet ndërtimore në këtë rrugë.
Qyteti i Shkupit vazhdon intensivisht me rindërtimin e rrugëve kryesore në qytet e që janë në kompetencën tonë. Sot jemi në rrugën Moskovska, ku kemi filluar riparimin e kësaj rruge në gjatësi prej 690 metra dhe planifikohet të përfundojë në kohë rekorde, brenda 20 ditëve. Për këtë aktivitet ndërtimor është paraparë të shpenzohen rreth 8.2 milionë denarë - tha Shilegov.
Rikonstruksionet e të gjitha rrugëve gjatë këtij sezoni ndërtimor, Qyteti po i përfundon me afate rekorde me qëllim për të siguruar kushte për zhvillimin e trafikut pa krijuar bllokime.
-Sot do ta mbyllim urën Goce Dellçev nga 17:00 deri në 22:00 nga QT Mavrovasja Mavrovka drejt objektit të Qeverisë, dhe nesër në të njëjtën periudhë do të mbyllet në drejtimin e kundërt, pa ta përfunduar rikonstruksionin e urës - tha Shilegov.
Gjatë muajve të fundit plotësisht kanë qenë të riparuara rrugët Dimitija Çupovski, Ljubljanska dhe Anton Dimitrov, ndërsa rikonstruksioni është duke u zhvilluar në rrugët “Ekspedita e shkurtit” Lazar Tërpovski, Gjorçe Petrov, Lazar Liçenoski, Moskovksa bulevardi “Aradhat partizane”.dhe detashmente partizane.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK