QYTETI I SHKUPIT RREGULLON NJË KUART TË RI TË GJELBËR NË KARPOSH 2 3.9.2020

Në Bulevardin Ilinden, pranë gjimnaz "Orce Nikollov", ekipet e Qytetit të Shkupit nga sot po rregullojnë kuart të ri të gjelbër. Në një pjesë të kësaj hapësire të gjelbër, së shpejti do të formohet kënd për fëmijë me pajisje të ndryshme për lojë, ndërsa në pjesën tjetër, do të formohen shtigje, do të vendosen stola dhe tavolina, çeshme për ujë, parking për biçikleta dhe ndriçim. Hapësira do të fisnikërohet me lloje të ndryshme të fidanëve gjetherënës dhe gjethembajtës.

Rregullimi i këtij këndi të ri është pjesë e projektit për ridizajnimin e sipërfaqeve të gjelbra publike në 4 lokacione në Shkup, sipas të cilit, kuartet e gjelbra do të formohen në bulevardin Jane Sandanski - tek "Palma", në kryqëzimin e bulevardit Jane Sandanski dhe rrugës Vladimir Komarov dhe te poliklinika "Idadija" në Qendër.

- Kjo është një iniciativë e Qytetit të Shkupit dhe Qendrës për Inovacione "Skopje Lab", si rezultat i bashkëpunimit afatgjatë me UNDP, në kuadër të së cilës do të ridizajnojmë sipërfaqet ekzistuese të gjelbra në përputhje me nevojat e qytetarëve për pushim, relaksim dhe shoqërim. Në këtë lokacion ku jemi sot, ishte planifikuar ndërtimi i një garazhi shumëkatësh, por ne arritëm të ruajmë gjelbërimin. Për rreth një muaj, kjo hapësirë do të jetë plot me përmbajtje që qytetarët kanë zgjedhur për këtë loakcion. Për ne si Qytet, është e domosdoshme të i ruajmë sipërfaqet e gjelbra, por edhe t'i fisnikërojmë ato - tha sot Kryetari Petre Shilegov.

Iniciativa për ridizajnimin e sipërfaqeve të gjelbra publike filloi në vitin 2018, në dy faza - në fazën e parë nga qytetarët u identifikuan 7 lokacione nga të cilat tani fillon ridizajnimi i katër të parave. Në fazën e dytë janë identifikuar gjithsej 9 lokacione që duhet të ridizejnohen.

Përfshirja në këtë proces nënkuptonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e lokacioneve, por edhe në identifikimin e nevojave të tyre në secilin prej këtyre lokacioneve veç e veç. Grupmosha të ndryshme të qytetarëve u përfshinë në proces duke përdorur metoda cilësore dhe sasiore – onlajn pyetësorë, intervista në terren, vëzhgim, foto dokumentacion. Janë identifikuar nevojat e qytetarëve që jetojnë në këto lokacione, gravitojnë ose kalojnë nëpër to. Si rezultat i procesit, "Skopje Lab" përpunoi 7 dizajne konceptesh, të zhvilluara më vonë në elaborate për realizim, të cilat janë një udhëzues për rregullimin e tyre të mëtejshëm nga Qyteti i Shkupit dhe komunat.

- Ju tashmë e dini që me 115.000 metra katrorë sipërfaqe të reja dhe të rinovuara të gjelbra në vitin 2020, Qyteti i Shkupit dhe NP "Parqe dhe Gjelbërimi" e thyen rekordin vjetor. Ky proces zhvillohet paralelisht me ofensivën ndërtimore të rrugëve të qytetit për të siguruar infrastrukturë cilësore dhe kushte më të mira të jetesës në mjedisin urban - tha Shilegov.

Në fillimin e aktiviteteve për rregullimin e kuartit të ri të gjelbër në Karposh 2 ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev.