U SHPËRBLYEN MESIMDHËNËSIT NGA PROJEKTI “FLAS NE GJUHEN E SHOKUT TIM” 3.9.2021

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, ndau mirënjohje për 45 mësimdhënës nga shtatë shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit për kontributin dhe pjesëmarrjen aktive në promovimin e integrimit ndëretnik në arsim, përmes realizimit të orëve të përbashkëta me nxënësit që mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore.

Mësimdhënësit e kanë njëkohësisht profesionin më të vështirë dhe më fisnik në një shoqëri. Këta janë njerëzit që lënë shenjën më të thellë në formimin e personalitetit, e çfarë është shoqëria nëse jo personalitete të mëdha, secili prej tyre të ndryshëm dhe secili i veçantë në mënyrën e vet. Nëpërmjet realizimit të orëve të përbashkëta me nxënësit që mësojnë gjuhë të ndryshme profesorët patën sukses që në periudhën më të ndjeshme të zhvillimit të personalitetit, të përcjellin mesazhin se dallimet janë pasuria më e madhe e shoqërisë maqedonase. Projektet e këtilla do të kontribuojnë drejtpërdrejtë që në vend të rrahjeve në shkolla, fëmijët tanë të mësojnë se me respekt të ndërsjellë mund dhe duhet të ndërtojmë një shoqëri të begatë që është baza për një jetë më të mirë për të gjithë. Qyteti i Shkupit në kuadër të kompetencave të tij luan rol të rëndësishëm në procesin edukativ dhe në kultivimin e multikulturalizmit në nivel lokal si një nga avantazhet më të mëdha të shoqërisë sonë - tha Shilegov.

Në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit: “Arseni Jovkov ", “Zdravko Cvetkovski ", ′′“Vëllezërit Miladinov ", ′′Boro Petrushevski ", “Dimitar Vllahov ", ′”Josip Broz-Tito ′′ dhe “Vlado Tasevski ′′ gjatë vitit të fundit shkollor, u zhvilluan gjithsej 743 orë të përbashkëta online në lëndë të ndryshme mësimore. Me orë të përbashkëta u përfshinë 42 paralele që ndoqën mësimin në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke.

Qyteti i Shkupit për herë të parë inicioi realizimin e orëve të përbashkëta në drejtime të caktuara në kuadër të mësimit të rregullt me nxënësit që mësojnë në gjuhë të ndryshme gjatë vitit shkollor 2018/2019. Në këtë projekt fillimisht u kyçën Shkollat e mesme të qytetit të Shkupit: “Zdravko Cvetkovski”, “Boro Petrushevski”, “Arseni Jovkov” dhe ′′ Vëllezërit Miladinov′′. Në vitin shkollor, 2019/2020 klasat e përbashkëta filluan të realizohen në SHMQSH “Dimitar Vlahov ′′ dhe “Josip Broz-Tito". Ndërsa, vitin e kaluar shkollor (2020/2021) klasa të përbashkëta online u zhvilluan edhe në SHMQSH ′′Vlado Tasevski ", e cila është shkolla e vetme e Shkupit në të cilën nxënësit e ndjekin mësimit në gjuhë të ndryshme mësimore, dhe të cilët mësojnë në dy ambiente të ndryshme dhe nuk kanë komunikim të ndërlidhur.

Qyteti i Shkupit, në përputhje me Programin për Aktivitete në fushën e Arsimit të mesëm për vitin 2021 dhe Strategjinë për promovimin e Integrimit Ndër-Etnik në arsim dhe përfshirje qytetare, do të vazhdojë përkrahjen e organizimit dhe zbatimit të orëve të përbashkëta në tetë shkollat e mesme dhe ne vitin e ri shkollor 2021/2022. Kete vit, në këtë projekt do te perfshihet per here te pare edhe SHMQSH “Dr. Pançe Karagojozov".

Realizimi i orëve të përbashkëta mbështetet nga Qendra e Maqedonisë për Arsim Qytetar (Projekti i USAID për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim), si dhe nga Misioni i OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky projekt ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e kohezionit ndëretnik tek të rinjtë duke krijuar kushte për ndërveprim pozitiv dhe ngritje të vlerave qytetare dhe demokratike.