SHILEGOV: BIT PAZARI I RIKONSTRUKTUAR U KTHEHET SHKUPJANËVE 3.9.2021

Kryetari Petre Shilegov sot mori pjesë në hapjen e Bit-Pazarit të rikonstruktuar, i cili është një nga tregjet më të vizituara të Shkupit. Në hapjen e këtij tregu morën pjesë edhe Kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Artan Grubi, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe drejtori i përgjithshëm i tregut të Shkupit ‘Bit Pazar”SHA-Shkup, Mlladen Damev.

-Më lejoni ta përgëzoj investitorin SHA “Bit Pazar”-Shkup, dhe gjithashtu të falënderoj për investimin e tyre në Bit-Pazar, si tregu më i madh dhe më i frekuentuar i gjelbër në Shkup. Ky investim është i rëndësisë së madhe për qytetin tonë, pasi është një hap i madh përpara në rregullimin e kësaj hapësire që ofron kushte më të mira si për tregtarët ashtu edhe për qytetarët që shfrytëzojnë shërbimet e tyre çdo ditë. Qyteti i Shkupit së bashku me Komunën e Çairit, disa institucione tjera kompetente në nivel qendror, Odën e Tregtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Esnafin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, prej kohësh jemi përpjekur të vendosim rend në sipërfaqet publike, dhe mbi të gjitha në trotuaret dhe shtigjez e biçikletave. Këto përpjekje tona përfshijnë lirimin e trotuareve dhe shtigjet për çiklizëm, rikonstruksionin e tyre, instalimin e pajisjeve të reja urbane, zhardinierët, shtylla mbrojtëse, si dhe ripërtëritjen e gjelbërimit të bul. Krste Misirkov, të cilin e rikonstruktuam nga QT “Mavrovasja” deri te Bit-Pazari. Këtë e bëmë për të zhvilluar marrëdhënie partneriteti me të gjitha palët e tanguara, tregtarët, myshterinjtë, por edhe pjesëmarrësit në trafik, para së gjithash, këtu mendoj për trafikun e këmbësorëve dhe çiklizmit. Ne arritëm që këtë marrëdhënie partneriteti ta vendosim që atëherë, ndërsa ky investim është vetëm një zhvendosje e madhe përpara në drejtim të përmirësimit të kushteve hapësinore në këtë pjesë të qytetit - tha sot kryetari Shilegov.

Ai shprehu besimin se kushtet hapësinore të objektit të ri të Bit-Pazarit do të mundësojnë funksionim pa pengesa të aktivitetit tregtar të të gjitha subjekteve të interesuara që kanë shfrytëzuar këtë treg deri më tani.

- Shkupi është qytet për të gjithë dhe sinqerisht jam i gëzuar për çdo investim që ofron përmirësim të kushteve në të cilat qytetarët tanë funksionojnë përditë, pavarësisht se cilës pjesë të qytetit i përkasin dhe pavarësisht në cilën komunë jetojnë - theksoi Shilegov.