
100.000 DENARË SHPËRBLIM NGA QYTETI I SHKUPIT PËR BOKSERIN E RI ARDIAN AZEMI 4.12.2020
I riu Ardian Azemi, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të Boksit për të rinjtë, që u mbajt në Budva dy javë më parë, sot ishte mysafir te kryetari, Petre Shilegov. Në takim morën pjesë kryetari i Federatës së Boksit, Primislav Dimovski dhe përfaqësues të klubit të boksit ′′Shkupi′′ nga Shkupi.
Me propozim të kryetarit Shilegov, për suksesin e arritur të boksierit Ardian Azemi, Qyteti i Shkupit do t'i ndajë shpërblim në shumën prej 100.000 denarë.
Në bazë të Programit për aktivitete në fushën e sportit dhe rinisë në qytetin e Shkupit, Qyteti i Shkupit rregullisht, financiarisht dhe logjistikisht i mbështet klubet sportive të regjistruara në territorin e Shkupit, sikurse në këtë rast është mbështetja financiare dhe logjistike e klubit ′′Shkupi′′ nga Shkupi, disa vite me radhë. Në 6 vitet e fundit anëtar i përhershëm i ′′Shkupi ′′ është i shpërblyeri boksieri 17 vjeçar Ardian Azemi, i cili me ekipin e boksit reprezentatues i Republikës së Maqedonisë së Veriut arriti suksesin më të madh të boksit rinor maqedonas, dhe për herë të parë pas 25 viteve, në kategoritë e të rinjve fitoi një nga klasifikimet më të larta në një garë evropiane. Qyteti i Shkupit e përkrahu financiarisht edhe klubin e boksit ′′Shkupi′′ në mënyrë që në vitin 2020 përmes Programit për Sport t'u ndajë 50.000 denarë, kurse në 2019 u ndau 40.000 denarë për aktivitetet e klubit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK