“Parkingu i Qytetit” me sanksione për 145 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme në hapësira publike 3.2.2022

Gjatë javës së kaluar (27.01 - 02.02.2022) me automjetet speciale karrotrecë janë hequr nga hapësirat publike gjithsej 145 automjete. Mjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme janë hequr me urdhër të policisë rrugore për kundërvajtje për parkim në rrugë automobilistike, korsi për biçikleta, kalim për këmbësorë, trotuar, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore si dhe me thirrjen nga një person i tretë.

Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” u bën apel qytetarëve që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, dhe automjetet t’i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve për parkim që të rregullojnë në kohën e duhur pagesën për shërbimin e parkimit. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet me mesazh SMS ose me kartë gërvishtëse.