THIRRJE E HAPUR – QËNDRIM ARTISTIK NË SHKUP 3.3.2020

Qyteti i Shkupit informon artistët që jetojnë dhe punojnë në Shkup se është shpallur thirrje e hapur për qëndrim artistik në Shkup, që do të mbahet nga data 15 maj deri më 15 qershor 2020 në bashkëpunim me Qendrën Informative Kulturore, si pjesë e aktiviteteve të projektit evropian të bashkëfinancuar nga programi i Komisionit Evropian "Evropa Kreative" Creart. Network of Cities for Artistic Creation.

 


Thirrja vlen për qëndrim artistik dhe punë në Shkup për dy artistë, një artist që jeton dhe punon në Shkup dhe një artist që vjen nga 11 qytetet pjesëmarrëse në projekt (Liverpool, Valladolid, Gjenova, Leçe, Klermont-Feran,Ruen, Zagreb, Kaunas, Lublin, Katovicë dhe Aveiro) #Kreart

Artistët do të krijojnë në ambientet e QIK, në periudhën nga data 15 maj deri në 16 qershor, dhe në fund të qëndrimit me punimet krijuara do të organizohet ekspozitë.


Regjistrimi për pjesëmarrje nga artistët e interesuar është direkt përmes faqes së projektit dhe bëhet duke plotësuar aplikacionin online në linkun e mëposhtëm

https://creart2-eu.org/open-calls/artist-in-residence-in-skopje-mk-2020

Afati i aplikimit është deri më 05 prill 2020