FILLOI NDËRTIMI I URËS SË RE NË BULEVARDIN ASNOM 3.3.2020

Kryetari Shilegov, i shoqëruar nga kryetarët e komunave Aerodrom, Gazi Babë dhe Qendër, sot inspektoi punimet ndërtimore për zgjerimin e bulevardit ASNOM dhe ndërtimin e urës së re në lumin Vardar. Në bregun e lumit Vardar, Shilegovi i theksoi  detajet për urën e re që lidh këto tre komuna të Shkupit dhe lehtëson zhvillimin e trafikut në qytet.

- Po përmbushim edhe një premtim tjetër timin, edhe një tjetër projekt kapital që do ta shënojë mandatin tim të parë si Kryetar i Shkupit. Komunat Aerodrom, Gazi Baba dhe Qendra për më pak se dy vjet do të lidhen me urë të re dhe do ketë zgjidhje moderne që do të relaksojë trafikun në këtë pjesë të Shkupit. Sot po mbikëqyrim punimet ndërtimore, deri më tani kemi punuar në zgjerimin e bulevardit ASNOM, ndërsa prej nesër do të vazhdojmë me ndërtimin e një ure të re në Vardar që do të lidhë rrugën Vasko Karangellevski në Aerodrom me rrugën Industriale në lagjen Çeramidnica, në Gazi Babë. Gjatësia totale e trasesë rrugore është 400 metra. Vetë urë do të jetë e gjatë 150 metra, me 6 korsi rrugore, si dhe shtigje për biçikleta dhe për këmbësorë në të dyja anët. Vlera e marrëveshjes për realizimin e punimeve ndërtimore për këtë fazë është 365.6 milion denarë me TVSH të përfshirë, dhe pritet të përfundojë në afat prej 550 ditëve - tha kryetari Shilegov.

Ai njoftoi se nëpër këtë urë do të qarkullojnë edhe linja të reja autobusësh të cilat do të zvogëlojnë bllokimet e trafikut.

- Pas ndërtimit të kësaj ure dhe depërtimit të korridorit të ri, nga Lisiçe e re deri te  Pallati gjyqësor me automobil do të arrihet për 5 minuta, 10 minuta me autobus, 18 minuta me biçikletë dhe 35 minuta me këmbë. Kështu, qytetarët e këtyre tre komunave mund të kursejnë deri në 20 minuta kohë në trafik nëse e zgjedhin këtë rrugë. Ndërtimi i kësaj ure në dokumentacionin e planifikimit në Shkup ka ekzistuar që nga viti 1965, por për fat të keq, për shkak të mungesës së vizionit për zhvillimin e qytetit dhe mungesës së sensit për prioritete e vërteta, ndërtimi është shtyre për kohë më të mira. Për këto arsye, për mua ishte e papranueshme që Aerodromi si komuna më e populluar dhe Gazi Baba si komuna me aktivitetet më të madh ekonomik të lidhen me vetëm një urë të destinuar për trafik motorik” - tha Shilegovi.

Qyteti i Shkupit, plotësoi ai, vazhdon të ndërtojë sipas planit duke gjetur zgjidhje të trafikut që do të sigurojnë lëvizje të qëndrueshme urbane për qytetarët, që do të thotë trafik më të shpejtë, më efikas, më të sigurt dhe më ekologjik në Shkup.

Përveç kryetarit Shilegov, punimet ndërtimore për zgjerimin e bulevardit ASNOM dhe ndërtimin e urës së re, i mbikëqyrin edhe kryetarët e komunave të Aerodromit, Gazi Babës dhe Qendrës  - Zlatko Marin, Borçe Georgievski dhe Sasha Bogdanoviç.