
Aksion i koordinuar i Qytetit të Shkupit dhe komunave për parandalimin e krijimit të deponive të paligjshme në prona private 3.3.2022
Inspektorët e Qytetit të Shkupit së bashku me inspektorët e mjedisit të komunave të Shkupit filluan aksionin e koordinuar për deponitë dhe vendgrumbullimet e mbetjeve në prona private.
Aksioni përfshin evidentimin, gjetjen e pronarëve të pronës, detyrim me procesverbal dhe aktvendim për pastrimin e pronës në afatin e caktuar. Nëse subjektet nuk veprojnë sipas aktvendimit, prona do të pastrohet nga ndërmarrjet publike komunale me shpenzimet e pronarit.
Aksioni i përbashkët i inspektorëve të mjedisit të Qytetit të Shkupit dhe komunave në terren po realizohet në komunën Qendër në vendbanimin Kërnjevo, ku me ndihmën e mekanizimit po pastrohet deponia e përbërë nga goma të dëmtuara automobilash të lëna në pronë private të parrethuar, ku u ngritën rreth 700 goma, gjë me të cilën u parandalua ndezja potenciale e tyre dhe ndotja e ajrit dhe mjedisit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK