
Arsovska mbajti takim koordinues me drejtorët e ndërmarrjeve publike të Qytetit – vijon realizimi i intensifikuar i projekteve të planifikuara. 3.3.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska mbajti një takim koordinues me drejtorët e të gjitha ndërmarrjeve publike të Qytetit me qëllim intensifikimin e aktiviteteve në terren dhe fillimin në kohë me një numër më të madh projektesh infrastrukturore për Shkupin dhe shkupjanët.
Në takim u fol edhe për aktivitetet e deritanishme të ndërmarrjeve publike të Qytetit në drejtim të transparencës dhe punës së përgjegjshme dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, me qëllim krijimin e një të ardhmeje më të mirë me kushte më të mira për çdo qytetar në Shkup. Në javët që vijojnë, ekipet e ndërmarrjeve publike do të jenë çdo ditë në terren me ritëm më intensiv për realizimin e projekteve të parashikuara, por edhe në drejtim të mirëmbajtjes së rregullt.
- Periudha që kaloi ishte një mundësi e mirë për aktivitetet përgatitore dhe planifikimin e projekteve të njoftuara. Me fillimin e sezonit të ri ndërtimor pres një angazhim në rritje të ndërmarrjeve publike të Qytetit, si dhe përkushtim më të madh në realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit, por para së gjithash, zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase që do të zgjidhin në mënyrë të ndjeshme problemet e shkupjanëve – theksoi Arsovska.
Takimet koordinuese me drejtorët e ndërmarrjeve publike nën kompetencat e Qytetit të Shkupit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim reagimin në kohë kudo ku është e nevojshme për çfarëdolloj intervenimi, si dhe në lidhje me kordinimin e aktiviteteve të Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK