SOT 5 PERFORMANCA NË AMBINET TE HAPUR GJATË KOHËS SË KORONËS 3.5.2020

Sot do të mbahen pesë performanca të reja nga programi "Kultura në kohën e Koronës".

Në ora 14 do të emitohet ekspozita "Celebrate life në izolim - Ekspozita: Indog".

Në ora 16 do te performojë këngëtarja Kanita Suma, ne ora 17 grupi "In the mood", grupi "Blla Blla Blaa" do të performojë në ora 18, ndersa në ora 20 do të performojë grupi Beni dhe Non Stop.


Të gjitha shfaqjet do të transmetohen në:

- faqja e Qytetit të Shkupit në Facebook

https://www.facebook.com/CityofSkopje/?ref=br_rs

- kanali Youtube i Qytetit të https://www.youtube.com/channel/UChnvnL2Inms7iLk6uzQFyTw

 


Rikujtojmë se Qyteti i Shkupit, së bashku me institucionet kulturore të qytetit, më datë 13.04.2020 shpalli Thirrje publike për financimin e projekteve, si pjesë e masave të krizës "Kultura në kohë të koronës". Ideja e thirrjes është për të mbështetur artistë të papunë, gjegjësisht ata artistë që kanë humbur të ardhurat e tyre të rregullta gjatë kësaj periudhe, por edhe për të afruar kulturën në shtëpinë e secilit.


Artistët e interesuar mund të aplikojnë në https://mkc.mk/vesti/grsk_povik1/

Me këtë thirrje do të mbështeten llojet e mëposhtme të projekteve:

1. Performanca në mëhalla deri në 2 orë; pajisjet teknike do të sigurohen nga institucionet kulturore të Qytetit të Shkupit; dhe

2. Ekspozita virtuale, shfaqje, performanca, koncerte, punëtori për fëmijë…, që zgjasin deri në 2 orë.

Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin honorar të njëjtë solidar në shumën neto prej 14,500 denarë. Thirrja do të zgjasë deri në mbarim të gjendjes se jashtëzakonshme.