Qyteti i Shkupit fton të gjithë qytetarët në festivalin e verës dhe muzikës maqedonase „Vinoskop 2022“ 3.5.2022

Të nderuar,

Pas një ndërprerje dyvjeçare të të gjitha eventeve kulturore dhe muzikore për shkak të pandemisë Kovid, sivjet për të dymbëdhjetën herë nga data 4 deri më 8 maj do të mbahet “Vinoskop 2022”, i cili nuk ishte organizuar as në katër vitet e fundit, edhe pse për shkupjanët është një event me renome dhe urban ku qytetarët mund të shijojnë performancat muzikore dhe verën e mirë maqedonase.

Në konferencën e sotme për media të mbajtur në Qytetin e Shkupit, organizatorët e “Vinoskop 2022” promovuan interpretuesit dhe grupet muzikore që do të performojnë nga data 4-8 maj në sheshin e Shkupit. Këtë vit për herë të parë eventi do të pasurohet me një numër më të madh kantinash që do të ofrojnë produktet e tyre.

Në pesë ditët e ardhshme shkupjanët do të shijojnë programin vërtet të pasur që do të jetë në repertorin e "Vinoskop 2022", gjegjësisht të argëtohen me muzikën e interpretuesve dhe grupeve muzikore vendase, ndërsa për disponimin e  mirë do të kontribuojnë edhe kantinat maqedonase të cilat do të erëzojnë tingujt muzikorë me verërat e tyre.

Shkupjanët meritojnë që qyteti të ketë evente kaq të bukura kulturore dhe për këtë arsye Qyteti i Shkupit në periudhën e ardhshme do ta vërë theksin në evente të tilla, për të ngritur nivelin kulturor dhe argëtimin të denjë për qytetarët e Shkupit, si dhe për të gjithë mysafirët nga rajoni që do të marrin pjesë në këtë event të bukur.