QYTETI I SHKUPIT BËRI KORRIGJIM TË PLOTË TË VENDIMEVE PËR FIRMARINË PËR VITIN 2020 3.6.2020

Qyteti i Shkupit njofton të gjithë taksapaguesit se Këshilli i Qytetit të Shkupit ka miratuar Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e "Vendimit për lartësinë e taksave komunale në Qytetin e Shkupit", dhe duke filluar nga data 01.01.2020 është bërë një ndryshim në numrin tarifor 1 të Vendimit, dhe është bërë ulje e taksës komunale për firmarinë, si lehtësim shtesë i gjendjes financiare të taksapaguesve që kryejnë aktivitet.

Për shkak të të sipërpërmendurës, i njoftojmë të gjithë taksapaguesit se Qyteti i Shkupit, Seksioni për përcaktimin dhe pagesën e taksave komunale dhe kompensimeve tjera ka bërë një korrigjim të plotë sistematik të vendimeve për vitin 2020 pas shumave të zvogëluara, të cilat i referohen Tarifës nr.1, në përputhje me vendimin.

Nëse taksapaguesit dëshirojnë të marrin kopje të korrigjuar të vendimeve, ata mund t'i shtypin në portalin zyrtar të qytetit të Shkupit në:https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/login.xhtml, ku është e nevojshme të regjistroheni dhe të ndiqni më tej udhëzimet që çojnë në hapin e dëshiruar.

Lidhur me ata që kanë kryer tashmë pagesën me shumën e plotë në vendim, Ju informojmë se shuma e tepërt e paguar për taksën do të transferohet për vitin e ardhshëm ose pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, me kërkesë të taksapaguesit, shuma e tepërt e paguar do të kthehet.