KUART I RI I GJELBËR “OSTROVO” NË AERODROM 3.6.2021

Shkupi, nga sot, është më i pasur edhe me një kuart tjetër të gjelbër, në kryqëzimin midis bulevardit Jane Sandanski dhe rrugës Vladimir Komarov në Aerodrom, tek "Pallma". Me kërkesë të banorëve lokal, në këtë hapësirë të lënë pas dore më parë është rregulluar  gjelbërimi, janë vendosur ulëse rrethore, shtigje dhe shatërvan për ujë. Gjithashtu është vendosur ndriçimi inovativ, dhe e gjithë hapësira është gjithashtu e fisnikëruar me gjelbërim. Në hapjen zyrtare të kuartit të ri të gjelbër "Ostrovo" morën pjesë kryetari  Petre Shilegov, Narine Sahakjan, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në vendin tonë dhe kryetari i Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin.

- Kjo është e fundit nga pesë lokacionet që i promovuam këtë vit dhe për të cilat kemi punuar së bashku me Shkupi Lab dhe UNDP, si aksion për rregullimin e mikro mjediseve ku ishin të përfshirë qytetarët. Këto mikro mjedise janë rregulluar në përputhje me nevojat e qytetarëve, bazuar në sondazhet që kemi bërë me njerëzit që gravitojnë dhe jetojnë këtu. Zgjodhëm sipërfaqe të shkatërruara seriozisht që mund të viheshin në përdorim, por qytetarët nuk i përdornin ato pikërisht sepse ishin lënë pas dore dhe nuk ishin të mirëmbajtura për shumë vite. Kjo parcelë është rreth 1.000 metra katrorë, në kryqëzimin midis rrugës Vlladimir Komarov dhe bulevardit Jane Sandanski dhe është bërë bazuar në nevojat e njerëzve që jetojnë në të dy anët e bulevardit. Me krenari mund të them se tani që edhe zyrtarisht po e hapim këtë kuart për qytetarët, ai tashmë është një vend i njohur ku njerëzit nga Komuna e Aerodromit vijnë për të kaluar orët e tyre të lira - tha sot Kryetari Shilegov.

Ai rikujtoi se Qyteti i Shkupit në tri vitet e fundit ka investuar seriozisht në gjelbërimin e sipërfaqeve të lira në qytetin tonë, por edhe në fisnikërimin e sipërfaqeve të braktisura.

Lokacioni i këtij kuarti të ri të gjelbër u zgjodh nga qytetarët në suaza të Iniciativës  Shkupi Lab dhe UNDP e cila filloi në vitin 2018. Në proces ishin të përfshirë grupmosha të ndryshme të qytetarëve duke përdorur metoda cilësore dhe sasiore për të përcaktuar nevojat e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të lagjes. U hartuan sjellja e njerëzve dhe natyra, mikro dhe makro mjedisi fizik në mënyrë që të kuptohet më mirë konteksti ekzistues socio-kulturor.

- Kjo hapësirë ​​publike është pjesë e një projekti më të madh për revitalizimin e sipërfaqeve të braktisura në Shkup përmes procesit gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, që u jep zë banorëve në ridizajnimin e hapësirave publike. Përmes Shkupi Lab, i kemi përfshirë me sukses banorët në procesin e ridizajnimit të 17 sipërfaqeve të braktisura dhe të papërdorura në qytet. Sipërfaqja publike "Ostrovo" është e fundit nga pesë sipërfaqet e braktisura që ishin rregulluar në hapësira të gjelbërta, gjithëpërfshirëse dhe funksionale. Kjo është një nga dy sipërfaqet e tilla në Aerodrom. Hapësira e braktisur është shndërruar në park modern sipas konceptit që buroi nga një proces kodizajn që u mundësoi banorëve të punonin me dizajnerë, arkitektë dhe profesionistë të planifikimit urban, shpjegoi Narine Sahakjan, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP.