Shkupi më 10 dhjetor do të fillojë me zbukurimet për Vitin e Ri 3.12.2021

Më 10 dhjetor do të fillojë zbukurimi i qytetit të Shkupit për Vitin e Ri. Thirrjes së kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, drejtuar kompanive për të treguar përgjegjësi shoqërore gjatë kohës së krizës shëndetësore-ekonomike dhe energjetike, iu përgjigjën kompani të interesuara për të ndihmuar. 

„Kjo është kohë kur gjërat duhet të ndryshojnë, kur duhet të tregojmë se së bashku mund të bëjmë më shumë për qytetin tonë. Thirrjes sime iu përgjigjën kompani të cilat treguan përgjegjësinë e vetë shoqërore, dhe njëra prej tyre u paraqit për të zbukuruar qytetin e Shkupit për Vitin e Ri pa implikime financiare për qytetin„ deklaroi kryetarja Arsovska pas takimit me kompaninë Link Media. 

Kompania njoftoi se do të fillojë me zbukurimin më 10 dhjetor. Qyteti i Shkupit dhe Link Media me marrëveshje e ndërprenë kontratën për zbukurimin e Shkupit për Vitin e Ri, që ishte lidhur në muaj tetor të këtij viti.