U shpallën objektet hotelierike më të mira në Shkup për vitin 2021 3.12.2021

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Agjencinë SWOT Research, agjenci e specializuar për analizën e cilësisë së shërbimit, për të 14-ën herë realizoi projektin “Objekti hotelierik më i mirë ndër më të mirët” në Qytetin e Shkupit për vitin 2021.
 
Ky projekt buron nga Programi për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, hotelerisë dhe tregtisë së Qytetit të Shkupit për vitin 2021, dhe qëllimi i tij është ngritja e vetëdijes tek hotelierët dhe qytetarët për rëndësinë e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve në veprimtarinë e hotelerisë, si dhe ngritja e nivelit e përgjithshëm të cilësisë dhe ambientit të përgjithshëm në objektet e hotelerisë në territorin e qytetit.
 
Blerësit e fshehtë, të angazhuar nga SWOT Research, përfunduan vizitat në objektet e hotelerisë, të cilat sipas një zgjedhjeje të rastësishme hynë në garën për objektin hotelierik më të mirë në vitin 2021, gjë pas së cilës vijoi përmbledhja e rezultateve, nga të cilat dolën konkluzione dhe rekomandime për përmirësimin e shërbimit në të ardhmen. Objektet më të mira të hotelerisë janë përzgjedhur nëpërmjet blerësve të fshehtë të pavarur dhe objektivë, (mystery shopping), ku u vizituan 173 objekte hotelierike dhe u vlerësua cilësia e shërbimit sipas 9 elementëve të mëposhtëm:
 
1. Kontakti i parë - (përshëndetja dhe drejtimi në vendin e ndenjes, ardhja e kamerierit, përshëndetja),
2. Higjiena e objektit - (pastërtia e ambientit, tavolinat, çarçafët, karriget, takëmet, meny),
3. Kriteri Kovid – 19 (mbajtja e maskave mbrojtëse, distanca e tavolinave, mjete për dezinfektim),
4. Tualeti - (higjiena e ambientit dhe mjetet sanitare, fshirëse, mbyllja, varëse rrobash),
5. Ambienti - (ndriçimi, temperatura, aroma, muzika),
6. Shërbimi i kamerierëve  - (mirësjellja, të qenët aktiv, gatishmëria për t’iu përgjigjur kërkesave, përkushtimi, sjellja),
7. Shërbimi i përgjithshëm - (asortimenti, shërbim adekuat, koha e shërbimit, lëshimi i kuponit fiskal),
8. Cilësia e ushqimit - (freskia, sasia, shija),
9. kontakti përfundimtar - (falënderimi dhe përcjellja).
 
Objektet më të mira hotelierike në Shkup për vitin 2021, në katër kategoritë janë: 
 
Kategoria restorante
 
vendi 1: Pelister
vendi 2: FOUR
vendi 3: CARPE DIEM
 
Kategoria bujtina
 
vendi 1: Debar Maallo
vendi 2: Kafeneja e qytetit  - Kaj Xhole
vendi 3: Dukat
 
Kategoria Lounge dhe bar-meze  
 
vendi 1: ДISTRIKT BAR &KITCHEN
vendi 2: Public room
vendi 3: SOUL KITCHEN
 
Kategoria kafene
 
vendi 1: Mr. Jack
vendi 2: CHILLIN’ BAR
vendi 3: DEUS
 
Edhe këtë vit, si vitin e kaluar për shkak të pandemisë së virusit Kovid-19, me qëllim mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së tij, ndarja tradicionale e pllakateve për më të mirët u mbajt pa praninë e gazetarëve.