Rikonstruksion i rrugës “Aleksandar Urdarevski” 4.3.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit sot njoftoi rikonstruksionin e plotë të rrugës “Aleksandar Urdarevski”, e cila është nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, projekt ky i rëndësishëm i premtuar në programin “Për Shkupin Modern”, që do të realizohet nga Ndërmarrja publike “Rrugë dhe Rrugica - Shkup.

Me rikonstruksionin e plotë, mundësohet rritja e sigurisë së pjesëmarrësve në trafikun rrugor. Rikonstruksioni i kësaj rruge të rëndësishme nën kompetencat e Qytetit të Shkupit është përmbushje edhe e një kërkese tjetër shumëvjeçare të qytetarëve.

Po rikonstruktohet rruga automobilistike në një sipërfaqe prej 9.600 m2 dhe gjatësi prej 1.270 metrash, po përgatiten bankina nga material tampon dhe bordura të reja, ndërsa për qytetarët e kësaj pjese të qytetit, po ngrihet gjelbërim i ri, po mbillen fidanë dhe po rregullohet parteri.