
REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË URËN E GOCE DELÇEV GJATË FUNDJAVËS QE VJEN 4.7.2019
Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se për shkak të kryerjes së aktiviteteve komplekse ndërtimore🚧 të shtunën dhe të dielën në urën e Goce Delçev do të sillet regjim i përkohshëm i trafikut.
Të shtunën (06.07.2019) për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore për riparimin e dilatacionëve fugi në urë 🚧 në periudhën nga ora 5:00 deri në ora 17 pasdite, kjo urë do të jetë krejtësisht e mbyllur për trafik ana e urës në drejtim nga QT Mavrovasja drejt Qeverisë (lindje-perëndim). ‼️ Ndërsa të dielën (07.07.2019) për shkak të të njëjtit aktivitet ndërtimor në këtë urë në periudhën nga ora 5:00 deri në ora 17:00 pasdite, do të jetë krejtësisht e mbyllur për trafik ana e urës nga objekti i Qeverisë drejt QT Mavrovasja (perëndim-lindje)
Gjatë regjimit të përkohshëm të trafikut do të ketë rikahëzim të të gjitha linjave të autobusëve që kalojnë në këtë pjesë të qytetit.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik ta respektojnë sinjalizimin e trafikut dhe regjimin e përkohshëm të trafikut. Në të njëjtën kohë, i lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe durim derisa te zgjasin aktivitetet ndërtimore në këtë pjesë të qytetit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK