PROGRAM I PASUR NË PARKUN E QYTETIT 4.7.2019



Qyteti i Shkupit këtë verë, gjatë ditëve dhe mbrëmjeve të ngrohta të korrikut, ofron përmbajtje interesante argëtuese dhe aktivitete për të gjitha moshat në Parkun e qytetit.

- Pas përvojës së mirë që Shkupi kishte me Vinterlendin, ja ku jemi sot që ta paralajmërojmë hapjen e Samrlandit sonte te Guaca në Parkun e qytetit  - tha Shilegov.

Ai shtoi se për këtë qëllim duke filluar nga sot, deri më 28 korrik, çdo ditë do të organizohen shoqërime në Parkun e qytetit, gjegjësisht do të ketë program të pasur  muzikor te Guaca , Zona Chill & Fun, ku qytetarët mund të argëtohen me lojëra board, flipera, futboll, dhe Playstation.

 

Për më të vegjlit kemi kënde për fëmijë me aktivitete zbavitëse që do të jenë kënaqësi e vërtetë për fëmijët edhe prindërit. Gjithsesi, pjesë e pashmangshme do të jenë ngjarjet humanitare dhe edukative, ekspozita, orë vallëzimi, aktivitete sportive, kinema në ambient të hapur dhe shumë përmbajtje të tjera zbavitëse që do ta bëjnë këtë verë të paharrueshme në Shkup - theksoi Shilegov.

Shkupi këtë verë do të ofrojë diçka që kurrë deri tani nuk është organizuar në këtë periudhë të vitit. Përpos për banorët e Shkupit, presim që këto përmbajtje të jenë tërheqëse për turistët dhe vizitorët e tjerë të cilët në periudhën e verës janë në numër më të madh.

- I ftoj të gjithë adhuruesit e argëtimit të mirë pa marrë parasysh moshën të na bashkohen këtë korrik në Parkun e qytetit dhe së bashku të shoqërohemi dhe të freskohemi në pjesën më të bukur të qytetit tonë. Le të jetë kënaqësi për të gjithë ne periudha verore! - tha Shilegov në fund të fjalimit të tij në Parkun e qytetit.