SHILEGOV: RIKONSTRUKTOHET BULEVARDI KRSTE MISIRKOV TE ASHAM 4.9.2021

Kryetari Shilegov sot ka mbikëqyr aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e bulevardit Krste Misirkov në pjesën e komunës së Qendrës. Bulevardi rikonstruktohet në pjesën nga objekti i ASHAM-së në kryqëzimin tek QT “Mavrovasja” , 550 metra i gjatë.

-Dy vjet me parë perfunduam rikonstruksionin e fazes se pare te te njejtit bulevard qe përfahin pjesën nga QT “Mavrovasja” deri tek Bit Pazari, e rikonstruktuam edhe bul. Koço Racin në pjesën nga bul. K.J.Pitu deri te bul Shën. Kirili dhe Metodi. Nese këtu shtojme edhe ndertimin e bul. H.T. Karposh, si dhe rikonstruksionin e rruges Bihaçka qe kemi perfunduar keto 2 vitet e kaluara, mund te themi se arteria kryesore e trafikut në drejtimin veri-jugor nga Vodno deri te pjesa veriore e qarkores të Shkupit është në gjendje të shkëlqyer. Rikonstruksionet e të gjitha rrugëve nga ofensiva ndërtimore e këtij viti po përfundojnë me afate rekord të shkurtra me qëllim sigurimin e kushteve të trafikut pa krijuar bllokada në rrugë. Standardet e reja të cilësisë në punë, ndërtimi sipas planit dhe afatet e shpejta që i përfundojmë rikonstruksionet janë diçka që tashmë qytetarët e njohin dhe përshëndesin çdo ditë - tha Shilegovi.

Për rikonstruksioni e kësaj rruge nga buxheti i Qytetit të Shkupit janë shpenzuar rreth 32 milionë denarë, ndërsa punimet ndërtmore pritet të përfundojë për 45 ditë.