U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET SHKUPIT DHE ROMËS 4.9.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe kryetari i Qytetit të Romës, Roberto Gualtieri, sot nënshkruan Memorandum për vendosjen e bashkëpunimit, marrëdhënieve miqësore, aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave në fushën e kulturës dhe mjedisit, si dhe për gjetjen e zgjidhjeve për sfidat me karakter socialo-ekonomik.
Me Memorandumin, Shkupi dhe Roma do të mbështesin dhe inkurajojnë mbështetjen reciproke për iniciativat që synojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin në fushën e urbanizmit, rigjenerimit urban, mbrojtjes së mjedisit, kulturës dhe për iniciativat që synojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin në fushën e përfshirjes dhe inovacionit.
Në takimin e sotëm, kryetarja Arsovska e njohu kryetarin Gualtieri me aktivitetet e Qytetit të Shkupit në suazat e kandidaturës së Shkupit për titullin prestigjioz Kryeqytet i Kulturës Evropiane dhe theksoi mbështetjen e Shkupit për kandidaturën e Romës për Expo 2023.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK