SHILEGOV: PPU I RI DO TA ZHVILLOJË PJESËN VERIORE TË SHKUPIT 4.10.2019

 

 

Në prag të fillimit të procesit të përgatitjes së Planit të ri të Përgjithshëm Urbanistik të Qytetit të Shkupit, kryetari Petre Shilegov dhe ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski, realizuan sot  takim pune në të cilën diskutuan për mënyrën me të cilën Ministria e transportit dhe lidhjeve, si Ministri resore mund të përfshihet dhe të mbështesë përpilimin e tij. Plani i përgjithshëm urbanistik i Shkupit është plan strategjik  zhvillimor me elemente të përgjithshme të zhvillimit hapësinor gjatë një dekade.

Miratohet në kushte të procesit krijues të planifikimit dhe me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve dhe institucioneve në territorin përfshirës. Plani i përcakton përdorimet themelore destinuese të sipërfaqeve, i prezanton drejtimet kryesore të zhvillimit dhe e rregullon infrastrukturën primare.

- Duke pasur parasysh që bëhet fjalë për proces kompleks dhe gjithëpërfshirës, në përgatitjen e PPU - të ri 2022-2032, më se e nevojshme është mbështetja e ministrisë, por edhe e një rrethi më të gjere ekspertësh nga fusha të ndryshme, sektori i OJQ-ve, komuniteti akademik, si dhe e qytetarëve, direkt ose përmes njësive të vetëqeverisjes lokale. PPU i mëparshëm i qytetit të Shkupit është miratuar në vitin 2012. Nga atëherë deri sot, janë bërë shumë ndryshime parciale në hapësirë, kryesisht të lidhura me ndryshimet e programeve dhe lokacioneve për përmbajtje të caktuara.  Nga pozicioni i kryetarit, angazhimet e mia kanë të bëjnë me zgjerimin racional, të kontrolluar dhe fleksibël të Shkupit në drejtim të sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm; planifikim vizionar i infrastrukturës së trafikut si element thelbësor në komunikimin hapësinor; planifikim adekuat i infrastrukturës komunale, veçanërisht për sa i përket infrastrukturës për pranimin, përzgjedhjen, riciklimin dhe deponimin e mbeturinave të ngurta dhe të tjera; si dhe rindërtimi i hapësirave dhe blloqeve të ndërtuara në hapësira me standarde më të larta komunale dhe ambientale. Në vizionin tim, e shoh Shkupin si qytet të gjelbër me sipërfaqe me shumë gjelbërim, më shumë sipërfaqe funksionale publike, trafik të planifikuar në mënyrë që do të sigurojë lëvizshmëri të qëndrueshme urbane dhe infrastrukturë komunale që do të jetë plotësisht në funksion të sigurimit të mjedisit të pastër jetësor dhe të shëndetshëm - tha kryetari i Shilegov, pas takimit të punës.

 

 

Shilegov shprehu besim se Shkupi do të zhvillohet dhe zgjerohet në atë mënyrë që do ta lehtëson presionin e urbanizimit të tepërt në pjesën jugore të qytetit, në llogari të përdorimit racional të sipërfaqeve të lira të papërdorura në pjesën veriore të qytetit.

- Gjatë zhvillimit të PPU të ri, besoj se do të shqyrtohen mundësitë për heqjen e disa prej mangësive nga dokumentacioni ekzistues i planifikimit. E marrë për shembull të ashtuquajturën qarkoren jugore e cila për mendimin tim, por edhe sipas mendimit të ekspertëve, bie në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së mjedisit jetësor, pasi që për depërtimin e saj duhet të shkatërrohet një pjese e mirë e Vodnos.

Dua të theksoj se deri në vitin 2022 do të kalon vlefshmëria e PPU ekzistues. Kemi kohë të mjaftueshme për të përfshirë të gjitha palët e interesuara në përpilimin e PPU të ri në mënyrë që të sigurohet garancia se mundësitë për lëshime në miratimin e planeve të detajuara urbane dhe dokumenteve të tjera të planifikimit të nivelit të ulët janë seriozisht të kufizuara. Prej këtu, besoj se me PPU e ri do të hapen mundësitë që të sigurojmë kushte për të vazhduar planifikimin e detajuar të qytetit në mënyrë që do të përmirësojë seriozisht cilësinë e jetës së qytetarëve tanë – theksoi Shilegov.