Arsovska: Së shpejti mega park i ri i gjelbër në komunën “Gjorçe Petrov” 4.2.2022

Mega parku i parë i gjelbër i parashikuar në programin e Qytetit të Shkupit do të fillojë si projekt në komunën “Gjorçe Petrov”.

Mega parku do të shtrihet në hapësirën ku prej kohësh ka ekzistuar një deponi e  paligjshme, e cila në periudhën që kaloi është pastruar plotësisht në bashkëpunim me komunën “Gjorçe Petrov”.

„Fillojmë me projekte siç është mega parku në komunën “Gjorçe Petrov” gjë me të cilën do të rritet gjelbërimi në qytetin e Shkupit. Ai gjendet në vendin ku ekzistonte një deponi e madhe e  paligjshme me mbi 10 mijë m2 e cila ishte detektuar si një problem shumëvjeçar për banorët e qytetit. Së bashku, në bashkëpunim me kryetarin e komunës “Gjorçe Petrov” arritëm ta pastrojmë, dhe tani jemi në proces që në këtë lokacion të ketë me të vërtetë një mega park të shkëlqyer me përmbajtje shtesë, diçka e ngjashme me atë që shikojmë në Parkun e qytetit. Do të jetë një vend i cili do të jetë qendër e lëvizjes me përmbajtje për relaksim të qytetarëve në atë pjesë të qytetit “, theksoi Arsovska në emisionin „Fli nëse mundesh“.

Mega parku në komunën “Gjorçe Petrov” është një nga projektet e programit parazgjedhor të kryetares Arsovska për rregullimin e „5 mega parqe të reja në Shkup“. Këto parqe do të kontribuojnë në rritjen e ndjeshme të gjelbërimit të qytetit, ndërsa shkupjanët do të kenë hapësira të reja të gjelbra për relaksim.