
KONSTANTIN PETRESKI U ZGJODH KRYETAR I KËSHILLIT EKOLOGJIK TË QYTETIT 4.3.2022
Konstantin Petreski në seancën e dytë të mbajtur sot u zgjodh njëzëri për kryetar të Këshillit Ekologjik të Qytetit.
Në seancë për nënkryetar të Këshillit Ekologjik të Qytetit u zgjodh aktivisti i ekologjisë nga Iniciativa Qytetare “Qyteti i Gjelbër Human”, Marjan Kalevski.
Këshilli Ekologjik i Qytetit ka si synim përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit në qytet, krijimin e politikave për zbatimin e aktiviteteve për vendosjen e zgjidhjeve sistemore për uljen e ndotjes, si dhe vendosjen e standardeve të reja për mbrojtjen e mjedisit. Këshilli përbëhet nga njëzet e pesë ekspertë dhe përfaqësues të sektorit civil në fushën e planifikimit urban, urbanizmit, arkitekturës, komunikacionit, energjetikës dhe mbrojtjes së mjedisit.
Ky Këshill ka për qëllim të krijojë politika në fushën e ekologjisë, komunikacionit, planifikimit urban, të propozojë strategji dhe të japë këshilla për zhvillimin e Shkupit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK