Qyteti i Shkupit do të financojë plotësisht projektin për rikonstruksionin e rrugës “Pero Nakov” në Komunën Gazi Baba 4.3.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim ndërkomunal me kryetarin e Komunës Gazi Baba, Boban Stefkovski gjë me të cilën Qyteti do të financojë plotësisht rikonstruksionin e rrugës “Pero Nakov” në Gazi Baba. 

„Me kërkesë të qytetarëve të bashkësive vendore “Kiril Petrushevski”, “Triangla” dhe “Maxhari”1, të cilët përfaqësojnë më shumë se 10.000 banorë, Qyteti i Shkupit do të financojë rikonstruksionin e rrugës “Pero Nakov”. Ky është një projekt i rëndësishëm për banorët e Gazi Babës sepse rruga nuk është rikonstruktuar për dekada me radhë, dhe bëhet fjalë për rrugën me fluksin më të madh në komunë. Konkretisht për rrugën “Pero Nakov” planifikohet rikonstruksioni në gjatësi prej 2.000 metrash ku do të zëvendësohen plotësisht trotuaret e dëmtuara, do të ndërtohen trotuare të reja dhe do të vendosen stacione të reja autobusi përgjatë rrugës“, deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Për kryetarin e komunës Gazi Baba, Boban Stefkovski projekti është përgjigje e kërkesës së qytetarëve të komunës.

„Projekti duhet të jetë reflektim ndaj kërkesave të qytetarëve. Punojmë në interes të tyre. Me rikonstruksionin e rrugës me fluksin më të madh lehtësojmë funksionimin e rreth 30.000 qytetarëve të cilët qarkullojnë në bazë ditore në këtë pjesë të komunës. Do të përshihet segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Maxhari” deri në rrugën “Industriska 2” ku do të kryhet gërmimi i rrugës, ngjeshja dhe asfaltimi me tri shtresa asfalti, si dhe zëvendësimi i bordurave të dëmtuara. Bashkëpunimi ndërkomunal me Qytetin e Shkupit do të sjellë shumë projekte për qytetarët e Gazi Babës dhe ne si komunë me këtë fillojmë ciklin e ofensivës ndërtimore“, deklaroi Boban Stefkovski kryetar i Komunës Gazi Baba.