Aksioni i madh i punës nga sot vazhdon në Komunën e Aerodromit 4.4.2022

Qyteti i Shkupit, së bashku me ndërmarrjet publike të qytetit dhe në koordinim me Komunën e Aerodromit, po realizojnë një aksion të madh punues pranveror në terren në territorin e Komunës së Aerodromit. Ekipet e koordinuara deri në fund të kësaj jave kryejnë aktivitete për fshirjen dhe larjen manuale dhe me makineri të bulevardeve dhe rrugëve, dezinfektimin e kontejnerëve, grumbullimin e mbetjeve të vëllimshme; riparimin e dëmtimeve të rrugëve, rinovimin dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore, mbjelljen e fidanëve të rinj dhe rregullimin e gjelbërimit, defekte dhe probleme të raportuara nga qytetarët, kapjen e qenve endacakë dhe mundësi për strehimin e tyre pas trajtimit human, pastrimin e plotë të kanalizimeve atmosferike dhe fekale, si dhe pastrimin e pusetave të shiut në bulevardet dhe rrugët e qytetit.

Në kuadër të këtij aksioni të madh, NP “Higjiena Komunale”, krahas aktiviteteve për fshirje dhe larjen manuale dhe me makineri të bulevardeve dhe rrugëve, si dhe larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve, sot do të fillojë edhe me mënjanimin e dy deponive të paligjshme që ndodhen në këtë komunë të Shkupit.

JP “Higjiena Komunale” gjithashtu vendosi kontejnerë të posaçëm për mbetje të vëllimshme në disa lokacione, ku qytetarët do të mund t'i lënë ato, dhe më pas do të merren dhe transportohen falas në një vend të përshtatshëm nga kjo ndërmarrje publike.

 

  1.     Lagjja: Jane Sandanski (04.04.2022-10.04.2022)

bul. “ASNOM” nr.68;

  1.      Lagjja: Lisiçe e Re (04.04.2022-10.04.2022)

BUL. “Video Smilevski Bato” nr.19;

  1.     Lagjja: Lisiçe e Re (04.04.2022-10.04.2022)

bul. “АSNOM” nr.5 (te „Ramstor“);

  1.     Lagjja: Lisiçe (04.04.2022-10.04.2022)
  2. “Ernest Telman” te stacioni i pompimit;
  3.     Lagjja: Lisiçe (08.04.2022-10.04.2022)
  4. “Dimitar Turimanxhovski” (përballë Sport Life);
  5.     Lagjja Aerodromi i Vjetër (04.04.2022-07.04.2022)
  6. “Kosta Novakoviq” nr.48 (23 Tetori nr.29);
  7.     Lagjja: Miçurin (08.04.2022-10.04.2022)
  8. “Anastas Mitrev”, prapa kartonazhit, te transformatori.

 

 

Është me rëndësi të theksohet se në kuadër të aksionit punues në komunën e Karposhit javën e kaluar, më datë 03.04.2022, në kontejnerët e posaçëm të NP “Higjiena Komunale” janë hedhur gjithsej 192 metër kub mbetje të vëllimshme.

Ndërmarrja Publike “Drisla” në kuadër të aksionit do të pranojë dhe deponojë mbetje komunale, mbetje ndërtimore dhe mbetje të tjera që do të grumbullohen në territorin e Komunës së Aerodromit.

Aksioni pranveror në Komunën e Aerodromit filloi sot më 4 prill dhe do të zgjasë deri më 8 prill, e më pas ekipet në terren të ndërmarrjeve publike do të vazhdojnë punën në komunën e ardhshme të planifikuar, ku do të punojnë në lokacione të përcaktuara saktësisht sipas shembullit të komunave Kisela Voda, Karposh dhe Aerodrom.