Në vijim janë aktivitete në kuadër të aksionit të madh pranveror të punës të Qytetit të Shkupit në komunën e Aerodromit 4.4.2022

Qyteti i Shkupit, së bashku me ndërmarrjet publike dhe në koordinim me Komunën e Aerodromit, po realizojnë në terren aksion të madh pranveror në territorin e Komunës së Aerodromit.

Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” në kuadër të aksionit pranveror sot punojnë në bulevardin “Serbia”, ndërsa nesër vazhdojnë aktivitetet në bulevardin “ASNOM”. Deri në fund të aksionit do të punohet në bulevardet “Fevruarski Pohod”,”Vidoe Smilevski Bato”, “Jane Sandanski”, “Kuzman Josifovski Pitu”, “Brigada e Tretë Maqedonase” dhe në rrugën “Brigada e 12 Maqedonase”.

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” gjatë aksionit të madh, do të punojnë në bulevardin “Jane Sandanski”, në rrugën “Vasko Karagelevski”, bulevardin “Fevruarski Pohod”, bulevardin “Serbia” dhe bulevardin “ASNOM”. Në rrugët automobilistike do të kryhet riparimi i asfaltit të dëmtuar (me gërvishtje paraprake me makineri) dhe riparimi i zhardinierëve qendrorë të dëmtuar. Gjatë ditëve në vijim ekipet do të vazhdojnë me riparimin dhe rirregullimin e pllakave të dëmtuara të begatonit në trotuare dhe do të bëjnë rikonstruksionin e pusetave të kanalizimeve.

Personat përgjegjës për mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore do të kontrollojnë dhe rinovojnë mangësitë në sinjalistikën vertikale, si dhe në sinjalistikën ndriçuese në kryqëzimet me semaforë në Komunën e Aerodromit. Gjithashtu, ashtu si edhe në komunat e tjera, do të rinovohet edhe sinjalizimi horizontal i stacioneve të autobusëve.

Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Aerodromit, ekipet për kapjen e qenve të NP “Lajka” këtë javë do të veprojnë në lokacionet te Universiteti “Kolegji Amerikan”, QT “Kapitol” dhe rreth Stacionit hekurudhor.

Të gjithë qentë e kapur do të kujdesen në strehimoren e NP “Lajka”, ku do të kalojnë të gjithë trajtimin human. Pas përfundimit të trajtimit human do të ketë postime në rrjetet sociale dhe në ueb-faqen e ndërmarrjes për strehimin e tyre. Ata që nuk do të strehohen pas skadimit të kohës së qëndrimit në strehimoren e NP “Lajka”, do të kthehen në vendbanimin e tyre të mëparshëm.

Ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” janë duke punuar në bulevardet “ASNOM”, “Jane Sandanski”, “Kuzman Josifovski Pitu”, “Fevruarski Pohod”, si dhe në rrugën “Brigada e 12 Maqedonase”. Në terren po kryhet pastrimi sipërfaqësor dhe manual i ulluqeve, pastrim manual i pusetave (fekale dhe atmosferike) dhe larja me cisternë vakum dhe cisternë nën presion e pusetave fekale dhe atmosferike.

Në aksionin e madh pranveror të punës në Aerodrom po punojnë të koordinuar ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit: “Parqe dhe Gjelbërim”, “Higjiena Komunale”, “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, “Rrugë dhe Rrugica”, “Lajka” dhe “Drisla”.