Arsovska: Me instalimin e sistemeve fotovoltaike në objektet nën kompetenca të Qytetit të Shkupit deri te përmirësimi i efikasiteti energjetik 4.4.2022

Sot në Qytetin e Shkupit u mbajt debat publik për realizimin e projektit për efikasitetin energjetik, të cilin e hapi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, në prani të përfaqësuesve nga Ministria e Financave, sektori për mjedisin jetësor të Qytetit të Shkupit, këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit, ekspertët dhe anëtarët e Eko Këshilli i Qytetit dhe qytetarë të interesuar, në kuadër të së cilës u prezantua nevoja për projekte për efikasitet energjetik dhe vendosjen e sistemeve fotovoltaike në objektet nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.

- Janë të mëdha përfitimet nga tranzicioni drejt  objekteve me efikasitet energjetik, ndërsa projektet në të cilat po punojmë, si ky që prezantojmë sot, janë diçka që Qyteti është i vendosur ta arrijë, duke instaluar sisteme fotovoltaike në objektet nën kompetenca të Qytetit, dhe futjen e sistemeve inovative për burimet e ripërtërishme të energjisë, tha Arsovska.

Kryetarja tha se projektet e këtilla që Qyteti angazhohet t'i zbatojë në përmasa më të mëdha kanë ndikim pozitiv në mjedisin jetësor dhe mundësojnë mbrojtjen e tij.

- Fillojmë me objektet nën kompetenca të Qytetit të Shkupit, për të cilat do të ndërmarrim aktivitete edhe më të mëdha për rritjen e efikasitetit të tyre energjetik, të cilat njëkohësisht me certifikate energjetike do të mund të konfirmojnë kapacitetin e tyre për vendosjen e sistemeve nga burimet e ripërtërishme të energjisë, theksoi Arsovska.

Në debatin e sotëm publik, ku morën pjesë ekspertë dhe qytetarë të interesuar, u konstatua se me projekte të këtilla jo vetëm që do të mbrohet mjedisi jetësor, por do të bëhen kursime që në gjendje krize, veçanërisht krizë energjetike, janë të mirëseardhura, sepse në planin afatgjatë kursehen mjete buxhetore që mund të përdoren për investime në sisteme të reja inovative nga burimet e rinovueshme të energjisë.