DERI ME TANI 100 ARTISTE KANE PERFORMUAR NE “KULTURA NE KOHEN E KORONES” 4.5.2020

Deri sot, si pjesë e programit "Kultura në kohën e koronës", 100 artistë kanë interpretuar në ambient të hapur. Gjatë orës policisore, ata në 20 lokacione ofruan programe te ndryshme për qytetarët - koncerte të muzikës klasike, pop, rok, muzikë alternative dhe elektronike, si dhe art video-vizual, dhe ata patën pritje të shkëlqyeshme në mesin e banorëve përreth dhe arritën shikueshmeri të madhe në rrjetet sociale të qytetit të Shkupit me mbi 400.000 shikime.

Rikujtojmë se Qyteti i Shkupit, së bashku me institucionet kulturore të qytetit, më datë 13.04.2020 shpalli Thirrje publike për financimin e projekteve, si pjesë e masave të krizës "Kultura në kohë të koronës".

Ideja e thirrjes është për të mbështetur artistë të papunë, gjegjësisht ata artistë që kanë humbur të ardhurat e tyre të rregullta gjatë kësaj periudhe, por edhe për të afruar kulturën në shtëpinë e secilit.

Të gjithë pjesëmarrësit marrin honorar të njëjtë solidar në shumën neto prej 14,500 denarë. Thirrja do të zgjasë deri në mbarim të gjendjes se jashtëzakonshme.