SONTE NE PARKUN NË KAPISHTEC DY PERFORMANCA NË AMBIENT TE HAPUR GJATË KOHËS SË KORONËS 4.5.2020

Sot do të mbahen dy performanca të reja nga programi "Kultura në kohën e Koronës". Në ora 19:00 në parkun ne Kapishtec, koncert një orësh do të mbajë rok bendi D Planktons, ndersa në ora 20:30, ne te njejtin lokacion do te performoje Nokaut.  Sot online do te performoje edhe dixhej ROBOTEK.

 


Të gjitha shfaqjet do të transmetohen në:

- faqja e Qytetit të Shkupit në Facebook https://www.facebook.com/CityofSkopje/?ref=br_rs

- kanali Youtube i Qytetit të https://www.youtube.com/channel/UChnvnL2Inms7iLk6uzQFyTw

 



Rikujtojmë se Qyteti i Shkupit, së bashku me institucionet kulturore të qytetit, më datë 13.04.2020 shpalli Thirrje publike për financimin e projekteve, si pjesë e masave të krizës "Kultura në kohë të koronës". Ideja e thirrjes është për të mbështetur artistë të papunë, gjegjësisht ata artistë që kanë humbur të ardhurat e tyre të rregullta gjatë kësaj periudhe, por edhe për të afruar kulturën në shtëpinë e secilit.

Artistët e interesuar mund të aplikojnë në https://mkc.mk/vesti/grsk_povik1/

Me këtë thirrje do të mbështeten llojet e mëposhtme të projekteve:

1. Performanca në mëhalla deri në 2 orë; pajisjet teknike do të sigurohen nga institucionet kulturore të Qytetit të Shkupit; dhe

2. Ekspozita virtuale, shfaqje, performanca, koncerte, punëtori për fëmijë…, që zgjasin deri në 2 orë.

Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin honorar të njëjtë solidar në shumën neto prej 14,500 denarë. Thirrja do të zgjasë deri në mbarim të gjendjes se jashtëzakonshme.