PASTRIMI I DEPONISË SË MADHE TË EGËR NË DRAÇEVË 4.5.2021

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Kisella Vodës sot filluan aksionin për pastrimin e një deponie të madhe të egër në Draçevë.

Në aksion morën pjesë edhe kryetarët Petre Shilegov dhe Filip Temelkovski, si dhe drejtori i NP "Higjiena Komunale", Abdusamed Shabani.

- Në komunën e Kisella Vodës, në lagjen Draçevë, përmes ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit sot filluam me pastrimin e deponisë së madhe të egër e krijuar në periudhën e kaluar, e cila ndikon negativisht në mjedis jetësor. Jemi duke zhvillaur aksione të vazhdueshëm në Shkup, në periudhën e kaluar kemi pastruar deponi shumëvjeçare, siç janë deponia në Miçurin dhe deponia në Vizbeg, dhe kudo që na lejuan kushtet hapësinore, në vend të deponive tani në ato vende kemi parqe në të cilat kënaqen qytetarët. Për dhjetë ditë do të jemi plotësisht të gatshëm këtu, kjo zonë do të nivelohet dhe do të shfaqet sistemi që kemi prezantuar në bashkëpunim me komunat, i cili është sistem i inspektimit të përforcuan në mënyrë që të dënohen radikalisht  krijuesit e deponive të tilla dhe të mos lejojmë që mjedisi jetësor të rrezikohet - tha sot kryetari Shilegov.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë mjedisin jetësor dhe të mos krijojnë deponi të egra, sepse siç tha ai, ndaj Shkupit duhet të sillemi sikur të ishte shtëpia jonë.

- Kujdesi për mjedisin jetësor duhet të jetë i shumanshëm - nga ne si institucione nga njëra anë përmes pastrimit dhe inspektimit të përforcuar, por edhe nga qytetarët që mund të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit jetësor- tha Shilegov.