SHILEGOV IU DREJTUA KSHPK-SË: KONTROLLONI PARREGULLSITË E SUPOZUARA GJATË BLERJES SË SHKALLËVE PËR ZJARRËFIKSËT, PËR HERONJTË E QYTETIT 4.5.2021

Sot, Kryetari Shilegov iu drejtua Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit me kërkesë për të hetuar dyshimet e supozuara për korrupsion dhe konflikt interesi gjatë blerjes së automjetit special - shkallë për zjarrfikësit, të cilat janë pajisja e vetme e këtij lloji e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Dje, kryetari i VMRO-DPMNE-së përmes profilit të tij në Facebook shpërndau informacione të pavërteta për mënyrën dhe vlerën e çmimit të blerjes së shkallëve për zjarrfikësit, profil i cili nga BE u përmend si burim i lajmeve të pavërteta.

- Për të parandaluar përhapjen e lajmeve të pavërteta dhe keqinformimin e opinionit, kërkuam nga KSHPK, përmes mekanizmave të saj, të fillojë procedurë për vërtetimin e parregullsive të supozuara  dhe kështu të informojë qytetarët e Shkupit për rregullsinë e procedurës gjatë blerjes së shkallëve të tilla për zjarrfikësit - tha Kryetari Shilegov.

Për të rikujtuar, kjo është hera e parë që Brigada e Zjarrfikësve në Shkup të bëj blerjen e këtij lloji të pajisjes së sofistikuara me të cilën do të mund të ndërhyjnë në ndërtesa që kanë më shumë se 5 kate, gjë që deri më tani ishte e pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme. Pas 27 vitesh, kjo administratë e qytetit investon në pajisjen për heronjtë e Qytetit, por edhe në sigurinë e të gjithë qytetarëve të Shkupit.

Bëhet fjalë për blerjen e pajisjes së realizuar  përmes një procedure shumë transparente të tenderit ndërkombëtar që zgjati 6 muaj dhe vlera e të cilit arriti në 1.7 milion euro përfshirë TVSH-në.