SIMONOVSKI: HERONJVE TË QYTETIT JU DUHEN PAJISJE TË TILLA MODERNE 4.5.2021

Automjeti special – shkallë për zjarrfikësit është automjet që shpëton jetë sepse mundëson evakuimin e sigurt të të gjithë atyre që jetojnë në ndërtesa nga kati i 5-të e lart, të cilët shpesh mbeten të bllokuar në shtëpitë e tyre kur një zjarr shpërthen në katet e poshtme të ndërtesave më të larta - tha në konferencën për shtyp komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski, duke shpjeguar përfitimet nga pajisjet e tilla të sofistikuara për punën e zjarrfikësve të Shkupit.

- Ishte e nevojshme blerja e shkallëve të tilla, që janë zvarritur tani më 10 vjet dhe janë planifikuar në furnizime publike nga viti 2010 e këtej. Erdhi koha që brigada të modernizohet dhe të ketë shkallën gjatë këtij muaji ose në fillim të qershorit. Shkalla për zjarrfikësit  është blerë me rekomandim tonin, si ekspertë, është bërë një analizë në territorin e Qytetit të Shkupit, janë bërë hulumtime në terren për nevojat e qytetit, por edhe në pjesën ku përballemi me probleme të përditshme për shkak të urbanizimit të qytetit që të mundemi t’i përdorim rrugët për t'i shfrytëzuar shkallët. Ne mund të kishim blerë edhe shkallë më të mëdha, por nuk do të kishin funksionuar. Sipas analizës funksionale, kjo shkallë është më e përshtatshme për qytetin e Shkupit - tha Simonovski.

Ai shtoi se është i lumtur që kjo administratë e qytetit njohu urgjencën e nevojës për blerjen e shkallës për Brigadën e Zjarrfikësve dhe bëri thirrje që blerja i këtij automjeti të mos keqpërdoret për qëllime të përditshme politike.

Bëhet fjalë për blerjen e pajisjes së realizuar përmes një procedure shumë transparent të tenderit ndërkombëtar që zgjati 6 muaj. Pastaj e morëm parasysh që pajisje të tillë prodhojnë vetëm 2 prodhues në Europë, Rosenberg nga Austria dhe Magirus nga Gjermania. Në vendin tonë, ky është automjeti i parë i këtij lloji jo vetëm në Shkup, por në gjithë vendin. Dallimet në termat teknikë krahasuar me versionin bazë të shkallës janë: stabilizimi kompjuterik i shportës, shporta RC 400 për 4 persona plus, montimi i shportës barelë për të lënduarit, tharëse ose thithës tymi që montohet në shportë, stabilitet elektromagnetik, agregat për energji (për funksionimin e shkallës pa ndezjen e automjetit), lëvizje negative të shportës deri në 8 metra në minus, litar për lëshimin e zjarrfikësve, shkallë shtesë nga shporta në çati, furnizimi me ujë për përdorimin e tubës për shuarje të montuar në vet shportën, dysheme e lëvizshme e shportës dhe nivelim kompjuterik i gjithë konstruksionit. Për më tepër, me këtë blerje është paraparë mirëmbajtja e automjetit për një periudhë prej 5 vjetësh. Për blerjen e këtij automjeti janë parashikuar 1.4 milion euro pa TVSH ose 1.7 milion euro me TVSH.