FILLOI AKSIONI I MADH PRANVEROR I QYTETIT TË SHKUPIT DHE NDËRMARRJEVE TË QYTETIT NË KOMUNËN SHUTO ORIZARE 4.5.2022

Qyteti i Shkupit së bashku me ndërmarrjet publike të Qytetit, dhe në koordinim me Komunën e Shuto Orizares sot e filluan aksionin e madh pranveror në territorin e Komunës Shuto Orizare.

Ekipet të koordinuara deri në fund të kësaj jave, do të kryejnë aktivitete për fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve, dezinfektimin e kontejnerëve, grumbullimin e mbeturinave, sanimin e dëmtimeve të rrugëve, rinovimin dhe vendosjen e sinjalizimit të trafikut, mbjellje të fidanëve të rinj dhe rregullimin e gjelbërimit, Gjithashtu, ekipet do kryejnë riparimin e defekteve dhe problemeve të raportuara nga ana e qytetarëve, kapjen e qenve endacak dhe mundësitë për strehimin e tyre pas trajtimit human, pastrimin e plotë të linjave atmosferike dhe fekale, si dhe pastrimin e ulluqeve në bulevardet dhe rrugët e qytetit.

Në aksionin e madh pranveror në Shuto Orizare, në terren të koordinuara punojnë ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit "Higjiena Komunale", "Parqe dhe Gjelbërimi", "Ujësjellës dhe Kanalizim", "Lajka", "Rrugë dhe rrugica" dhe "Drisla".

Ekipet e NP “Higjiena Komunale” në të gjithë territorin realizojnë aktivitete për fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve, si dhe larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve dhe mikrolokacioneve ku ato janë të vendosur.

Në kuadër të këtij aksioni të madh, NP “Higjiena Komunale” vendosi kontejnerë të posaçëm për mbeturinat e rënda në disa lokacione, ku qytetarët do të mund t'i lënë këto mbeturina, e më pas të njëjtat do të merren dhe transportohen pa pagesë në vend përkatës.

Enët speciale në komunën e Shuto Orizares vendosen në këto lokacione:

  1. Stacioni i fundit i autobusit numër 19,
  2. Përballë burgut, te Zhito Luks,
  3. Në parkingun prapa komunës së Shuto Orizare.

Në kuadër të aksionit në këtë komunë, ekipet në terren të NP “Parqe dhe Gjelbërimi” do të punojnë në rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra në disa lokacione. Me aksionin do të kryhet pastrimi i terrenit, kositja e sipërfaqeve të barit, mbledhje e të kositurës, dhe krasitje e shkurreve. Sektori i rresht-drurëve sot ka krasitur 17 drurë në rrugën Brigada maqedonase-kosovare në bazë të Vendimeve të lëshuara nga Qyteti i Shkupit.

Në këtë komunë, ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, si dhe për mirëmbajtjen e sinjalizimit në komunikacion, po punojnë në rrugën Indira Gandi. Në këtë rrugë do të riparohen gropat, gjegjësisht do të asfaltohen gropat pas gërryerjes së mëparshme të dëmtimeve, do të riparohen pllakat e dëmtuara të begatonit nëpër trotuare, si dhe do të riparohet sinjalizimi vertikal dhe horizontal.

Ekipet përgjegjëse për mirëmbajtjen e sinjalizimit ndriçues, sot do të konstatojnë mangësitë eventuale të semaforëve dhe gjatë javës do të sanojnë dëmtimet e sinjalistikës ndriçuese në kryqëzimet semaforike në komunën e Shuto Orizares.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” në Komunën e Shuto Orizares gjatë aksionit do të punojë në rrugët Brigada maqedonase-kosovare, Indira Gandi dhe Jeta e re. Sot, ekipet në rrugën Brigada maqedonase-kosovare kanë kontrolluar 30 puseta, kanë pastruar manualisht 20 puseta, 15 ulluqe, e kanë larë me cisterne me vakuum kanalin prej 180 metrash dhe kanë pastruar 300 metra me cisternë nën presion.

Ekipet e ndërmarrjeve do të kryejnë pastrim manual të ulluqeve, pusetave (atmosferike dhe fekale) dhe larje të ulluqeve dhe pusetave atmosferike dhe fekale me cisternë me vakuum dhe cisternë nën presion. Ekipet e kapjes të NP Lajka do të veprojnë në 6 lokacione kyçe në komunën e Shuto Orizares, gjegjësisht në tri lokacione rreth tregut, te objekti I komunës dhe rreth xhamisë.

Ndërmarrja publike “Drisla” në kuadër të aksionit pranveror në Shuto Orizare do të pranojë, dhe deponojë mbeturinat komunale, mbeturinat ndërtimore dhe mbeturinat tjera që do të grumbullohen në territorin e komunës Shuto Orizare.

Aksioni pranveror në komunën e Shuto Orizares ka filluar sot më 3 maj dhe do të zgjasë deri më 6 maj dhe më pas ekipet e ndërmarrjeve publike do të vazhdojnë punën në komunën e ardhshme që është planifikuar, ku do të vazhdojnë aktivitetet e tyre në terren në lokacionet e përcaktuara sipas shembullit të komunës së Kisella Vodës, Karposhit, Aerodromit, Gazi Babës, Çairit, Butelit dhe komunës së Shuto Orizares.