PAS PESËDHJET VITESH PO BËHET RINDËRTIMI I SHTIGJEVE NË PJESËN E DYTË TË PARKUT TË QYTETIT 4.6.2021

Filloi rindërtimi i shtigjeve në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit që ishin lënë pas dore për një kohë të gjatë, kurse kryetari Shilegov i paralajmëroi dhe spjegoi aktivitetet e mëtutjeshme në konferencën e sotme për shtyp.

- Sot, Qyteti i Shkupit përmes NP Rrugë dhe Rrugica filloi rindërtim të madh të shtigjeve në të ashtuquajturën pjesën e re të parkut. Parku i qytetit u krijua rreth vitit 1930, kurse kjo pjesë u ndërtua në vitin 1970, dhe që nga ajo kohë ne nuk kemi bërë një ndërhyrje serioze në këtë pjesë të parkut. Siç e dimë shumë mirë, bëhet fjalë për shtigje të shkatërruara dhe dëmtuara seriozisht dhe të njëjtat po bëhen kritike për sigurinë e qytetarëve. Në të kaluarën, shpesh flitej për rindërtimin e kësaj pjese të parkut, siç e dini, ne arritëm të bëjmë një shteg tartani në këtë pjesë të parkut, t’i rinovojmë të gjitha urat për këmbësorët dhe tani po rinovojmë shtigjet kryesore . Bëhet fjalë për një investim në vlerë prej 20 milion denarë dhe presim që sipërfaqja prej 20 mijë metra katrorë, të cilën do ta punojmë këtu, do të jetë gati në 35 deri në 40 ditët e ardhshme, gjë që do t'i japë kësaj pjese të parkut një pamje krejtësisht të re duke marrë parasysh që me këto aktivitete është paraparë zëvendësimi i plotë i kandelabrave, vendosja e karigeve të reja dhe shportave për mbeturinat e xhepit për të cilat po shohim që mungojnë, kështu që nga mesi i korrikut kjo pjesë e parkut do të ketë një pamje krejt të re - tha Shilegov.

Ai shtoi se shtigjet e reja që do të ndërtohen do të nxitin shkupjanët që të vizitojnë më shpesh parkun dhe të kënaqen në të dhe në standardet dhe kushtet e reja që do të ofrojë.

Qyteti i Shkupit vazhdimisht punon në rregullimin dhe ripërtëritjen e gjelbërimit dhe shtigjeve në park, por edhe në rritjen e sigurisë, sepse ashtu krijohen kushte që shkupjanët të kënaqen në bukurit e saj.