QYTETI I SHKUPIT LUT PËR DURIM DERISA TË ZGJASIN PUNIMET NDËRTIMORE NË RRUGËT DHE BULEVARDET E QYTETIT 4.8.2021

Qyteti i Shkupit vazhdon të ndërtojë me tempo të përshpejtuar dhe e ka filluar ofensivën ndërtimore verore për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit. Gjatë kësaj periudhe, punime ndërtimore po zhvillohen në 11 lokacione në të gjithë qytetin, në disa komuna të Shkupit.

Punimet ndërtimore janë në zhvillim në këto rrugë dhe bulevarde:

  • Bulevardi ASNOM, nga bulevardi Goce Dellçev deri në hyrje për në Keramidnica, në gjatësi prej 300 metrash;
  • Rruga Vasko Karangelevski, në pjesën nga bulevardi Jane Sandanski deri në bulevardin Brigada e Tretë Maqedonase, 1.000 metra e gjatë;
  • Kryqëzimi i rrugës Skupi dhe bulevardi 8.Shtatori, kryqëzimi i bulevardit 8. Shtatori,dhe bulevardi Nikolla Karev, kryqëzimi i bulevardit Nikolla Karev dhe bulevardit Sllovenia (projekt kapital për ndërtimin e dy rrethrrotullimeve, nënkalimeve dhe mbikalimeve në Momin Potok).
  • Bulevardi Boris Trajkovski, në pjesën nga Pintija deri në Draçevë, 2.000 metra i gjatë;
  • Rruga Lluka Gerov, në pjesën nga rrethrrotullimi në stacionin zjarrifikës deri te rruga Vollkovë, në gjatësi prej 1.800 metra;
  • Bulevardi Kiro Gligorov, nga bulevardi ASNOM deri në bulevardin Aleksandri I Maqedonisë, 500 metra i gjatë;
  • Ndërtimi dhe depërtimi i rrugës Eseninova, nga bul. Boris Trajkovski deri në bul. Brigada e Tretë Maqedonase.
  • Rruga Indira Gandi, faza e dytë deri te qarkorja, e gjatë 800 metra;

 

Në ditët në vijim,duhet të fillojë edhe rikonstruksioni në këto rrugë e bulevarde:

  • Bulevardi Mitropolit Teodosij Golloganov, në pjesën nga bulevardi Shën Kliment i Ohrid deri tek rrethrrotullimi te kisha katolike, 530 metra i gjatë;
  • Rruga e Butelit në pjesën nga rruga Aleksandar Urdarevski deri te qarkorja, 850 metra e gjatë;
  • Bulevardi Kuzman Josifovski Pitu, në pjesën nga stacioni i ri hekurudhor deri te bulevardi Koço Racin;
  • Bulevardi Krste Misirkov, në pjesën nga bulevardi Kuzman Josifovski Pitu deri në bulevardin Goce Dellçev, 650 metra i gjatë;

 

Qyteti i Shkupit shpreh falënderim për qytetarët që kanë mirëkuptimin dhe durimin që është i domosdoshëm që në të njëjtën kohë të rindërtohen kaq shumë rrugë dhe bulevarde në komuna të ndryshme. Ekipet të cilat po punojnë në rikonstruksionin e rrugëve  po përpiqen t'i kryejnë ato shpejt, në kohë rekorde, me planifikim të kujdesshëm të regjimeve të përkohshme të trafikut për të siguruar shpejtësinë dhe sigurinë optimale për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.

Rikujtojmë se gjatë ofensivës ndërtimore të vjeshtës të Qytetit të Shkupit, para fundit të vitit 2020, shumë rrugë u rinovuan në disa komuna të Shkupit, me theks të veçantë në rikonstruksionin e hyrjes lindore në qytet.