NJOFTIM PUBLIK 5.2.2024
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me ekipe nga sektorët e Qytetit dhe ndërmarrjet publike, inspektuan punimet ndërtimore për fillimin e realizimit të fazës së parë të njërit prej projekteve më të vështira, më të mëdha dhe më të rëndësishme në Shkup, ndërtimin e bulevardit “Maqedonia”, i cili do të zgjidhë problemin shumë vjeçar me kaosin në komunikacionin rrugor në zonën qendrore të qytetit.
Ky bulevard ka për qëllim të lehtësojë komunikacionin rrugor në qendrën e qytetit, veçanërisht në rrugën “Jordan Mijalkov”, rrugën “Pavel Shatev”, rr. “Shën Qirili dhe Metodij” dhe bulevardin “Koço Racin”.
Qyteti fillon me ndërtimin e rrugës nga “Kombinati i Duhanit” në Kisela Voda, e cila përfundon në zonën qendrore të qytetit dhe në fazën e parë përfshihen bulevardi dhe tre kryqëzimet, i pari ndërmjet bulevardit “Republika e Krushevës” dhe rrugës “11 Tetori”, i dyti ndërmjet bulevardit “Boris Trajkovski” dhe bulevardit “Maqedonia” dhe i treti në dy degët e bulevardit “Maqedonia”, drejt fazës së dytë me të cilën do bëhet lidhja me rrugën nëntokësore te Limaku.
Realizimi i zgjidhjeve të tilla të komunikacionit është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e Qytetit të Shkupit, me të do të zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme kaosi në komunikacionin rrugor në qendër të qytetit dhe do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve nëpër qendrën e qytetit.
Në fazën e parë, e cila po zbatohet në trase, është planifikuar korsi e re biçikletash nëpër të gjithë gjatësinë si dhe zonë pedonale, ndërsa në të njëjtën kohë po rikonstruktohet tërësisht rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK