Njoftim publik 5.6.2023

Qyteti i Shkupit i realizon në vazhdimësi projektet nga programi i zgjedhur nga qytetarët, i cili përmban kërkesat kryesore për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.

Me rikonstruksionin e plotë të bulevardit “ASNOM” nga kryqëzimi me bulevardin “Serbia” deri te rruga hyrëse e Shtëpisë së Futbollit, mundësohet rritja e sigurisë së pjesëmarrësve në trafikun rrugor. Rikonstruksioni i kësaj rruge të rëndësishme nën kompetencat e Qytetit të Shkupit është përmbushje edhe e një kërkese tjetër të qytetarëve dhe realizim i projektit të premtuar në programin “Për Shkupin Modern”.


Po rikonstruktohet rruga automobilistike në një sipërfaqe prej 9.750 m2, me bordura dhe trotuare të reja në gjatësi 1.100 metra, gjithashtu është planifikuar nivelimi i pusetave dhe ulluqeve. Për qytetarët e kësaj pjese të qytetit po ngrihet gjelbërim i ri, po mbillen fidanë dhe po rregullohet në mënyrë adekuate parteri në një sipërfaqe prej 27 mijë metrash katrorë.