Qyteti i Shkupit vendosi partneritet për shkëmbimin e kuadrit mësimor, nxënësve dhe avancimin e praktikave pedagogjike ndërmjet shkollave të mesme maqedonase dhe franceze 5.6.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe ambasadori i Francës në Maqedoni, Siril Bomgartner, promovuan iniciativën për vendosjen e partneritetit për bashkëpunim dhe shkëmbim të kuadrit mësimor, nxënësve dhe avancimin e praktikave pedagogjike ndërmjet shkollave të mesme maqedonase dhe franceze.


Në bashkëpunim me Rajonin Akademik Overnja-Rona-Alpes në Francë, Ambasadën Franceze dhe Institutin Francez në Shkup, si dhe Agjencinë Kombëtare për Programet Evropiane dhe Lëvizshmëri, Qyteti i Shkupit është nikoqir i përfaqësuesve nga Rajoni Akademik të cilët vendosin bashkëpunimin me shkollën e mesme “Orce Nikolov”, që ka paralele dygjuhëshe frankofone me Filiber Delorme nga I’le D'Abo dhe “Vasil Antevski Dren”, e cila në programin e saj ofron mësimin e frëngjishtes si gjuhë e dytë e huaj në degën ekonomike-juridike gjatë periudhës katërvjeçare të arsimit me Leonardo Da Vinçi - nga Vilefonten, Francë.


Krahas këtyre shkollave që janë përfshirë në këtë projekt, delegacioni i Rajonit Akademik, përveç shkollave me të cilat do të realizohet bashkëpunimi, do të vizitojë edhe shkollën e mesme të hotelerisë “Lazar Tanev”.


Rajoni Akademik Overnja-Rona-Alpes përfshin tri akademi, Klermont-Ferrand, Lion dhe Grenoble dhe është përgjegjës për harmonizimin dhe zbatimin e politikave të Ministrisë së Arsimit Kombëtar të Francës dhe vendosja e bashkëpunimit arsimor me këtë Rajon Akademik hap mundësi bashkëpunimi dhe lëvizshmërie ndërmjet institucioneve arsimore franceze dhe maqedonase.